E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nderi i Kombit”, Nexhmije Pagarusha

Doajenia e këngës shqipe nga Kosova, këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha, është nderuar të dielën mbrëma në Tiranë, nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me urdhrin "Nderi i Kombit".

Urdhri “Nderi i Kombit” Pagarushës i është dhënë me motivacionin:

“Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›