TKK: Për 100-vjetor, “Nata e Dymbëdhjetë”

Viola dhe Sebastiani - motër e vëlla binjakë - ndahen nga njëri- tjetri kur anija në të cilën po lundronin fundoset diku afër bregdetit Ilir. Të dy besojnë se tjetri është fundosur bashkë me anijen. Violën në tokën Ilirie e sjellë një anije tjetër. Atje maskohet si mashkull (Cesario), me qëllim të fitimit të postit të ndihmësit të Dukës Orsin. Orsino dashuron konteshën Olivia, e cila refuzon dëshirën e tij. Ai dërgon Cesarion si misionar për t’i shfaqur dashuri Olivias. E bindur që Viola është mashkull, Olivia dashurohet në lajmëtarin orator...
Për nder të festës mbarëkombëtare hyrja në shfaqje ishte pagesë.
Ndryshe, “Nata e Dymbëdhjetë”, e shkruar diku rreth viteve 1600, konsiderohet një pasuri dramaturgjike botërore. Vepra është përkthyer në gjuhën shqipe nga Vedat Kokona.