“Nxehët” gara në mes Ronaldos e Messit

Ndonëse gara në mes Real Madridit dhe Barcelonës për titull të kampionit në La Lige, thua se ka përfunduar, e njëjta gjë nuk vlen edhe për çmimin e shënuesit më të mirë në ligën spanjolle.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ranaldo dhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi vazhdojnë garën për epitetin e shënuesit më të mirë, sepse pas takimeve te xhiros se fundjavës, tashmë të dy lojtarët kanë arritur në kuotën e 43 golave.