E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Paranormal Activity 5”, vjen vitin e ardhshëm

Menjëherë pas shfaqjes nëpër kinema të pjesës së katërt të sagës filmike “Paranormal Activity”, producentët e filmit kanë paralajmëruar fillimin e xhirimit të vazhdimit të ri.

Sipas tyre, "Paranormal Activity 5” do të vjen në kinema në tetor të vitit 201, por, meqenëse shumë njerëz ende s’e kanë parë pjesën e katërt, detajet e vazhdimit të pestë po i mbajnë sekret.

Filmi i parë i sagës debutoi në vitin 2009, dhe prej atëherë u xhirua nga një vazhdim për çdo sezon. Vazhdimi i katërt për nga fitimet e realizuara javën e kaluar u radhit i pari në SHBA.

Ndryshe, të gjitha vazhdimet përcjellin një familje amerikane, që beson se shtëpia i është pushtuar nga fuqitë mbinatyrore, të cilat pjesëtarët e familjes mundohen t’i ‘kapin’ me kamerë...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›