E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Perëndia” e Rock ‘n’ Roll’it

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 12:23

Tom Cruise do të jetë “perëndia” e “Rock ‘n’ Roll’it në filmin e tij më të ri, “Rock Ages”.

Aktori 48 vjeçar pritet që të nënshkruar një kontratë me muzicientin Staceee Jaxx i cili do të bëj adaptimin për ekranin e madh të këtij filmi të zhanrit mjuzikëll, përderisa regjinë e filmit do ta bëj Adam Shankman pas insistimit të Tom – i cili njihet më shumë për role në filma aksion – e që tani thotë se do të impresionoj të gjithë me rolin e tij.

Ylli i filmit “Top Gun” ka filluar një kurs për të mësuar këndimin por ai kishte studiuar për këngët rok edhe në vitet e ’80 kur kishte filluar të merret me aktrim.

“Mendoi se ne do të mësojmë gjithçka që të jemi perëndi e rock ‘n’ rolit! Jam shumë i lumtur për këtë” , tha regjisori Adam. “Ai është aq i përkushtuar për ta luajtur këtë rol. Ai po mëson vazhdimisht në mënyrë që të luaj një rol që se ka bërë kurrë në karrierën e tij...është vështirë për të”, tha ai.

Tom edhe më parë ka kënduar në disa këngë në film, përfshirë këngën në filmin “Styx’s Renegade” - bashkë me Bon Jovi’n këndoj këngën “Wanted Dead or Alive” dhe kishte duetin me grupin “Foreigner’s” “I Want To Know What Love Is”. Pritet që në këtë film ai të luaj bashkë me Anne Hathaway e cila do të luaj karakterin e Sherrie.

Ka thashetheme që këtij filmi ti bashkëngjitet edhe Russell Brand, por edhe Alec Baldwin, etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›