Kërkon një të dashur

Taylor Momsen dëshiron një burrë.
Këngëtarja e hitit “Pretty Rockless” – e cila luan edhe rolin e Jenny Humphrey në serialin ‘Gossip Girl’ – për momentin është e fokusuar në karrierën e saj muzikore por ajo dëshiron që të rehatohet edhe sa i përket dashurisë.
“A kam kohë për të takuar djemtë? Eh, po për momentin jo edhe aq. Pra, do të thotë se nuk kam të dashur për momentin”, tha ajo.
“Jam e dhënë pas punës dhe jam krenare se jam duke i incizuar disa këngë të mira dhe kam një turne që do të jetë shumë pozitiv. Por, e dini, jam beqare. E dini se nuk është prioritet për mua dashuria, por jam beqare dhe çdo vajzë e dëshiron një mashkull. Për momentin nuk kam askënd në kokë por mendoj për dashurinë”, tha ajo.
Ylli 17 vjeçar – e cila ka debutuar me sukses me këngët “LP”, “Light Me Up” – po ashtu ka pranuar se udhëtimi rreth botës me bendin e saj nuk ishte edhe aq argëtues.
“Gjëja që njerëzit nuk e kuptojnë është së gjatë një turneu, udhëtimi apo çfarëdo qoftë do të thotë se ju shkoni në një vend të huaj, diku ju presin ftohtë diku me ngrohtë dhe të gjitha këto ju i shihni nga dritarja e makinës”, tha ajo.
“Nuk mund të shikoni shumë mirë një qytet, parasëgjithash të takoni njerëz. Është ndryshe sepse duhet të sillet në një rreth. Pra, nuk shkohet në një vend vetëm për një mbrëmje muzikore apo diçka tjetër”.