Zhduket dërgesa me 725 mijë prezervativë
Polica në Malajzi ka arrestuar tre veta me dyshimin se kanë lidhje me zhdukjen e 725.000 prezervativëve me vlerë prej më shumë se 1.5 milionë dollarë- njofton AP.
Dërgesa me anije prej 85.000 kutive me prezervativë ultra të hollë u zhduk muajin e kaluar në rrugë prej Malajzisë për në Japoni. Kontejneri me kutitë ishte i zbrazët kur arriti në portin e Tokios.
Shefi i policisë së shtetit verior Perak në Malajzi, Shukri Dahlan, tha se “punën e ka kryer dikush nga brenda”.
Të dyshuarit e arrestuar janë punëtorë të kompanisë “Sagami Rubber Industries”, prodhuesit numër një të prezervativëve në Japoni.
Policia dyshon se ata kishin planifikuar shitjen e tyre në Malajzi. Ende nuk dihet ku janë zhdukur prezervativët.