E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Perfect Family” e Teutës

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 10:26

Aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero ia kanë festuar ditëlindjen e parë vajzës së tyre Tara.

Ditëlindja e Tarës është organizuar nga çifti më datën 27 prill, ku Tara ka mbushur një vjet, por vetëm tani fotografitë e saj janë publikuar në profilin e Teutës në Facebook.

“Perfect Familly”, kështu e ka përshkruar Teuta këtë fotografi përderisa vajza e saj ka të veshur një fustan ngjyrë të kuqe dhe në fotografi shihet edhe Teuta me Bleron.

Vitin e kaluar, Teuta ishte në qendër të shtypit rozë, që nga mbetja e saj shtatzënë dhe pastaj martesa. Teuta ishte martuar me Bleron, disa muaj pasi kishte lindur vajzën e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›