Të mjerët manipulatorë të mendjeve
E diela e 8 majit ishte vërtetë një ditë e bukur në Tiranë. Për herë të parë m’u dha rasti të ndjek votimet si cdo qytetar e jo mes ankthit të lajmeve pa mbarim që na mbërthejnë ne gazetarët. Shëtitje e argëtim nga gjelbërimi e te lokalet e këndshme te Liqeni, e një drekë e mirë me miq. Pasdite, votim i qetë e i shpejtë në njësinë Nr.5. Çdo gjë për mua shkoi bukur e mirë, si në një qytet të civilizuar. Mrekulli. Bëra dhe një shëtitje në dy qendra të tjera votimi ku votuan dy mikesha të miat. Cdo gjë fare mirë. Kështu duhet të ndodhë në një vend demokratik. Si unë në Tiranë, ashtu dhe në fshatin më të thellë, njerëzit duhet të ndjehen të qetë, të sigurtë dhe të lirë në atë hapësirën e vogël dhe magjike të kutisë së votimit.
Dhe këtë qetësi, liri e siguri duhet ta ofrojnë njerëzit e Shtetit, të paguar e të zgjedhur nga njerëzit për ta bërë këtë shërbim. Mediat, në një garë të shëndetshme konkurrence, edhe këtë herë, ofruan transparencën maksimale për cdo incident.
Cdo gjë shkoi mirë deri në të ngrysur, qytetarët e bënë mirë detyrën e tyre e votuan qetësisht. Shëmtimi filloi të merrte formën e tij në të ngrysur. Atëherë kur fjalën duhet ta thotë Shteti. Numërim i strërzgjatur. Pse? Kur vuajtëm në 2009 në një maratonë të tillë. Pse qytetarët nuk duhet ta marrin shpejt dhe mirë përgjigjen për votën që e dhanë masivisht e në qetësi? Shqipëria në kohën e internetit mbetet vetëm një sllogan qesharak, kur s’jemi në gjendje të japim me të njëjtin ritëm përgjigjet që populli kërkon të di.
Pastaj, ajo e pagëlltitshmja e disa studiove të manipuluara televizive. Pushteti në Shqipëri gjen servilat më të shëmtuar e të shpifur që mund të shihen në qarkullim. Dallohen lehtësisht. Sepse babëzia e servilizmi i tyre i transformon dhe fizikisht. Nuk kanë sensin e masës dhe estetikës që në ngrënie, veshje e lerë pastaj në mendim. Cdo gjë e ekzagjeruar. Cdo gjë jashtë mase. Duket sikur këta individë, të nënshtruar nga servilizmi ndaj pushtetit të mos arrijnë të shohin veten realisht në pasqyrë. Për shembull. Si mund të vishet një analist me një fizik të deformuar nga e ngrëna e ekzagjeruar e përulja ndaj pushtetit, me golfe dhe bluze strech, nga ato të ngushtat e të ngjiturat, që do t’i vishte me siklet dhe një fizik atlet si Brad Pit. Dikush mund të më thotë: “Alba, po pse merresh me fizikun dhe veshjen e këtyre? Fjalët kanë rëndësi…” Nuk mund të futem e të analizoj fjalët e tyre, pasi deformimi më ngec që në atë fizik të shëmtuar. Si mund të raportojnë drejtë realitetin individë të tillë, kur, në radhë të parë, nuk kanë një koshiencë reale të vetvetes? Shihen në pasqyrë e në vend të një bretku të zgërlaqur, trashur e të kërrusur nga babëzia e servilizmi, shohin një Brad Pit. Ky është problemi më i madh i manipulatorëve të mendjeve. Po për fat dallohen lehtësisht. Uroj që këtë herë, qytetarët të marrin sa më shpejt përgjigjen e votës së tyre, e pushtet e opozitë të bëjnë shumë mirë detyrën e besuar për një përgjigje korrekte.
(BalkanWeb)