Lind Silverstone

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 11:35
Alicia Silverstone raportohet se ka lindur. Aktorja e fillmit “The Clueless” – e cila ishte shtatzënë me fëmijën e parë dhe është e martuar me muzikantin Christopher Jarecki, në janar – ka lindur në një qendër të mjekësisë në Los Angeles të premten, shkruan sot X17online.
Edhe pse ende nuk dihet gjinia e fëmijës, në komunikatë thuhet se edhe bebeja edhe nëna janë mirë por ata ende nuk janë kthyer në shtëpi për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Para se të mbetej shtatzënë Alicia nuk e kishte fshehur dëshirën e saj që të këtë një bebe dhe kishte pranuar se është duke planifikuar që të rrit familjen e saj me një fëmijë.