E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pretendim i Serbisë për zgjedhje në Kosovë do të dështojë”

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka falënderuar komisionarin për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle për dhënien e studimit të fizbilitetit për Kosovën, duke vlerësuar se ky është hapi konkret i Kosovës drejt perspektivës evropiane. Ndërsa në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Thaçi ka thënë se ky pretendim i Serbisë do të dështojë.

Ai këto komente i bëri në hapje të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke thënë se me marrjen e studimit të fizibilitetit, Kosova ka marr edhe përgjegjësitë për të implementuar këto kritere.

“Tani janë rritur përgjegjësitë tona për të implementuar kriteret tona, si parakusht i domosdoshëm për integrim në Bashkim Evropian. Edhe mesazhet e zotëri Fyle kanë qenë shumë të qarta dhe mbështetëse, por Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës kanë qenë shpresëdhënëse, jashtëzakonisht këmbëngulëse për të lëvizur më shpejt më mirë dhe një afat rekord”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër, ai ka shtuar se është shumë me rëndësi që Kosova të trajtohet nga Bashkimi Evropian si gjitha vendet e tjera të rajonit.

Sipas tij, e ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt dhe natyrisht se do të varet shumë nga puna jonë dhe angazhimi i gjithëve duke përfshirë parlamentin, qeverinë, presidencën, autoritetet lokale, shoqërinë civile, mediat në këtë proces të sigurt evropian.

Ndërsa për mundësin e mbajtjes zgjedhjeve serbe në Kosovë, shefi i qeverisë ka thënë se ky pretendim i Serbisë do të dështoj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar maksimalisht me gjitha autoritetet ndërkombëtare që pretendimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje në Republikën e Kosovës të dështoj plotësisht sepse ne do të respektojmë në plotëni kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe ky pretendim i vlerësuar dhe vlerësohet edhe sot si agresion i Serbisë në Republikën e Kosovës një pretendim që do dështoj në tërësi”, ka deklaruar ai.

Kryeministri ka thënë se për çdo eventualitet do të përdoret gjithë autoriteti kushtetues dhe ligjor, pra forca kushtetuese dhe ligjore në mënyrë që mos të lejohet Serbia të interferoj në çështjet e brendshme të Kosovës. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›