“Shërbëtoret” thonë fjalën e tyre

“The Help” është një nga filmat më të arrirë dhe më prekës të vitit, fitues i çmimit Oskar dhe 44 çmimeve të tjera kinematografike. Ngjarjet zhvillohen në Misisipin e viteve 1960, një kohë përçarjesh raciale dhe ndryshimesh të mëdha. Një vajzë e bardhë, shkrimtare plot aspirata do të tronditë gjithë kombin.
Pa marrë parasysh pasojat dhe kundërshtimet, ajo vendos të shkruajë një libër bazuar në historitë e grave shërbëtore me ngjyrë.
Aibileen është një shërbëtore e përkushtuar që luhet me sharmë nga Viola Davis. Papritur autobusi ndalon dhe një njëri i bardhë urdhëron pasagjerët e zinj të dalin jashtë, duke shpjeguar se një zezak është qëlluar me armë – ai nuk do të thotë zezak, por “Negro” (fjalë fyese kjo për zezakët në SHBA) apo njerëz me ngjyrë. Në një pishinë gjatë natës Aibileen sheh se si trajtohen njerëzit më ngjyrë dh pavarësisht rrezikut edhe me jetë, ajo i futet një punë shumë të rrezikshme.
Nga ai autobus Aibileen mëson që njeriu që u qëllua për vdekje ishte Medgar Evers, një aktivist për të drejtat e njeriut, i cili u qëllua me armë para shtëpisë së tij. Gruaja e tij dhe tri fëmijët e vegjël, të cilët u shtrinë gjatë kohës kur u gjenden në breshëri plumbash, e gjejnë mandej të vdekur prindërit e tyre. Disa orë më parë, presidenti John F. Kennedy përpiqet që të ulë gjakrat, edhe pse Dr. Martin Luther King Jr kishte filluar fjalimet e tij për të drejtat e njeriut. Ai paraqitet edhe në film, ku thotë “një krizë morale e ka përfshirë këtë vend dhe këta njerëz’ përderisa me vonë themelohet Akti për të drejta civile në vitin 1964.
Në film regjisori Tate Taylor e ndjek rrugën e tij deri te fundi, duke ndërtuar një fund të madh që përfshin edhe një ndarje të dhimbshme romantike, një të sëmurë nga kanceri i cili përcjell emocione të mëdha.
Së pari, ky film është bazuar në një roman dhe në karaktere edhe të racës së bardhë që kanë probleme edhe me fëmijët e tyre jashtëmartesorë, përderisa filmi përcjell një luftë të gjatë që të mos ketë dallime në mes të bardhëve dhe të zezakëve. Ndërkaq, shkrimtarja bën më të mirën që së paku të ndalojë këtë urrejtje e cila ende vazhdon të jetë e pranishme në disa vende në SHBA.
-----
THE HELP
Skenari dhe regjia: Tate Taylor, bazuar në librin e Kathryn Stockett; drejtor i fotografisë: Stephen Goldblatt; montazha: Hughes Winborne; muzika: Thomas Newman; dizajner: Mark Ricker; kostumograf: Sharen Davis; producentë: Brunson Green, Chris Columbus dhe Michael Barnathan; Distributor: DreamWorks Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 17 minuta.
Aktorë: Jessica Chastain (Celia), Viola Davis (Aibileen), Bryce Dallas Howard (Hilly), Allison Janney (Charlotte), Chris Lowell (Stuart), Sissy Spacek (Missus Walters), Octavia Spencer (Minny), Emma Stone (Skeeter), Cicely Tyson (Constantine Jefferson), Mike Vogel (Johnny Foote), Anna Camp (Jolene), Aunjanue Ellis (Yule Mae), Mary Steenburgen (Elaine Stein), Ahna O’Reilly (Elizabeth), Eleanor Henry (Mae Mobley) dhe Emma Henry (Mae Mobley).