Rama sulmon me furi akuzash, kreun e PPE, Volonte
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama tha dje se ai shpreh keqardhje per permbajtjen e njoftimit te kryeministrise mbi takimin e zoterinjve Berisha dhe Volonte. Sipas tij, nuk eshte hera e pare qe eksponente te dores se dyte te se djathtes europiane behen pjese e fushatave denigruese ndaj opozites shqiptare, krah per krah me Sali Berishen. "Megjithate, thote z.Rama, - sado te shpife e shaje opoziten kryetari i Partise Demokratike dhe cfaredo isoje t'i mbaje atij ndonje i djathte europian, Partia Socialiste ka bere ne kete vit politik per integrimin europian e per statusin e kandidatit per Shqiperine, aq sa asnje opozite s'ka bere ndonjehere me pare". Ne njoftimin shperndare mediave, z.Rama thote edhe se "perrallen e bllokimit te statusit nga opozita meqe socialistet kane deklaruar se nuk votojne ne daten 6 gusht, zoterinjte Berisha dhe Volonte mund t'ia tregojne njeri-tjetrit apo atyre qe u besojne verberisht, po asnje shqiptari qe shikon e qe degjon me syte e me veshet e tij".
Kryesocialisti Rama thote me tej se ai e siguron opinionin publik dhe miqte e partneret nderkombetare se Partia Socialiste mbetet e palekundur ne qendrimin e saj: Grupi parlamentar i opozites do ta votoje pro kufizimin kushtetues te imunitetit, vetem pasi te jene diskutuar edhe ndryshimet e tjera kushtetuese te propozuara prej tij. Me kete rast Rama thote se i ben thirrje kryeministrit "te heqe dore nga politika e shpifjeve e sharjeve ndaj opozites dhe t'i hape rruge pa humbur kohe debatit per pjesen ende te padiskutuar te ndryshimeve kushtetuese qe ka propozuar opozita".