E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penalltitë janë fat

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka theksuar se penalltitë përcaktohen nga fati. Ylli portugez humbi pas njëmbëdhjetëmetërshave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munichu si dhe në Euro 2012 me Portugalinë kundër Spanjës.

Ai ka insistuar se ka qenë shumë i pafat që dy herë përfundoi si humbës. “Ishte shumë e vështirë për tu përjetuar ajo që ndodhi sezonin e kaluar. Së pari me Realin kundër Bayernit e më pas me Portugalinë në Evropian”, deklaroi Ronaldo për ESPN.

“Me Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, godita i pari dhe gabova kurse kundër Spanjës vendosa të jem i fundit, por nuk më erdhi radha”. Për mua, penalltitë përcaktohen nga fati. Andaj mund të them se isha shumë i pafat për atë që ndodhi edicionin e shkuar”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›