“Shkolla e Maleve’ në ABC

Filmi “Ice Age: Continental Drift” në 3D, shfaqet vetëm në fundjavë, me fillim nga ora 13, ndërsa filmi Filmi “The Watch”, në formatin digjital, shfaqet në terminet e orës 15.
Filmi kosovar, në regji të Halil Budakovës, “Shkolla e Maleve”, në Kinemanë ABC shfaqet në terminet nga ora 17, 19 dhe 21.
Në film trajtohet tema e “Shkollave të Maleve’ gjatë kohës së okupimit serb të Kosovës. Sipas regjisorit, filmi i kushtohet fëmijëve që vijuan mësimin në kushte të jashtëzakonshme, popullatës së pambrojtur kosovare, dhe luftës, në të cilën ushtria kosovare dha maksimumin për mbrojtjen e vendit nga agresori serb – falë edhe shteteve mike që e ndihmuan Kosovën në çdo aspekt.
“E gjithë kjo ngjarje tregohet përmes personazheve kryesore, si mësuesi (Burimi) i cili sakrifikon gjithçka për të mos ndalur mësimin; djali Krenari, si një nxënës i mirë që plagoset gjatë luftës, por asnjëherë nuk e humbet ambicien për mësim; ose nëna e tij, Flora, që ka një karakter të fortë, dhe që nuk dorëzohet, por i ndihmon të birit (Krenarit), dhe i del përballë çdo sfide për ta shëruar djalin e saj”, thuhet, mes tjerash, në sinopsisin e filmit.