Vritet shefi i sigurimit të ambasadës

Një sulmues i panjohur ka vrarë të enjten në Sanaa shefin jemenas të sigurimit të Ambasadës së SHBA.
Jemenasi, Qassem Aqlani, është qëlluar me armë zjarri derisa po udhëtonte drejt vendit të tij të punës, në Ambasadën e SHBA, përderisa një sulmues i maskuar është larguar me motoçikletë nga vendngjarja.
Në Ambasadën e SHBA në Sanaa, Aqlani punoi afro 20 vjet.
Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga SHBA, ka nisur një ofensivë kundër degëve të rrjetit Al-Qaeda në këtë vend, dhe deri më tani ka arritur të rimarrë kontrollin e qyteteve në jug të vendit, të cilat që nga viti i kaluar mbaheshin nën kontrollin e grupeve terroriste.