E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Berisha me kercenoi me burg

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se e ka kërcënuar personalisht dhe politikisht me burg dhe se ai nuk njeh asnjë ballafaqim demokratik me kundërshtarin.

"Berisha ka treguar se i burgos dhe i vret kundërshtarët e tij politikë. Ne nuk jetojmë në një republikë demokratike normale. Pyes Berishën nëse është i klasifikuar urdhëri i 3 shkurtit 2011, ku janë shpenzuar mbi 1 milion euro për blerjen e një pajisje përgjimi?' tha Braçe, duke kërkuar sqarime se përse kjo pajisje është blerë pas 21 janarit.

Në vijim të denoncimeve për tregtinë e armëve nga Ministria e Mbrojtjes Braçe u shpreh se janë 10 Denoncimet e PS“SHIU ka përgjuar opozitën”"Armët", Berisha: Akuzat janë trillime Braçe: Në Poliçan u prodhuan fishekë persona ushtarake dhe civilë që abuzojnë me pasurinë e shqiptarëve.

Po ashtu Braçe shprehu shqetësimin për ndalimin e kontrollit te deputeteve socialiste ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. "Ne kemi denoncuar marrëdhëniet e Ministrisë së Mbrojtjes me një kompani", theksoi Braçe.
Denoncimet e PS
“SHIU ka përgjuar opozitën”
"Armët", Berisha: Akuzat janë trillime
Braçe: Në Poliçan u prodhuan fishekë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›