E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Spider-Man” në krye të klasifikimeve

Filmi i ri “Spider-Man”, me Andrew Garfield, ka zaptuar klasifikimin e box office në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada këtë fundjavë, me një arkëtim prej 65 milionë dollarësh.

Riprodhimi i sagës së superheroit të novelave vizatimore, “The Amazing Spider-Man”, e hapi seancën e fitimeve me 7.5 milionë dollarë në transmetimet e së martës.

Ai ka vazhduar të ruajë pozicionin edhe Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe në fundjavën që sapo kaloi. Në vendin e dytë të klasifikimit është renditur komedia “Ted”, me 32.6 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›