E Diel, 1 Nëntor 2026

“The Lock”, piktura që kushtoj 33 milion franga

Përshkrimi i jetës rurale nga piktori John Constable, në pikturën e famshme të quajtur “The Lock”, ka fituar epitetin e pikturës më të shitur britanike të të gjitha kohërave në ankandin Christie's në Londër.

Vepra ka arritur shumën prej 22.4 milionë funteve ose 33 milionë franga zvicerane.

“The Lock” përbëhet nga gjashtë piktura të punuara e të ekspozuara mes viteve 1819 e 1825, ndërsa që nga ajo kohë ato kanë shëtitur nëpër muzetë e galeritë e ndryshme për tu vendosur më pas secila pas tjetrës në ankande.

Vepra “The Lock” vlerësohet të jetë njëra ndër veprat më e mëdha të artit britanik dhe kryevepra e piktorit të madh, John Constable, transmeton albinfo.

Christie's nuk ka bërë të njohur emrin e blerësit të pikturës "The Lock".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›