E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajdareviçët, të lidhur me futbollin

Familjen Ajdareviç e lidh shumëçka me futbollin. Kohë më parë, Agim Ajdareviç ishte marrë me këtë sport dhe ishte lojtar i mirë. Tash, tre djemtë: Astriti, Arbeni dhe Alfredi, po e ndjekin rrugën e tij.

“Është pothuajse vetëm futbolli në kokën e tyre. Sidomos gjatë verës, kur kanë pushim në shkollë dhe kanë kohë të luajnë gjatë tërë kohës”, tregon babai i futbollistëve. Alfredi mezi pret t’i fillojë provat në ekipin nga Premierliga, Fulham.

“Do të jetë zbavitëse të provohem atje, mezi e pres këtë mundësi”, thotë ai.

Babai Agimi tregon se më parë Fulhami kishte shfaqur interesim për Astritin, që së fundmi shkoi në Standard Liege, kurse tash ia ka vënë syrin Alfredit. I mesmi, Arbeni, tashmë është shpërblyer për talentin e tij. Javën e ardhshme, ai do të stërvitë me ekipin U-17 të Halmstadit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›