“Times”: Berluasconi është një palaço

“Evropës i vjen për të vjellë nga ky kryeministër palaço, që me moskokëçarjen, me papërgjegjshmërinë dhe paburrërinë e tij politike ka thelluar kaq shumë krizën aktuale”, shkroi gazeta.
E përditshmja londineze ka vazhduar editorialin e saj me nj analizë të viteve të qeverisjes së Berlusconit: “Tetë vjet qeverisje, duke futur reforma në sistemin politik italian sklerotik, përsëritja e premtimeve të pa mbajtura dhe menaxhimi i keq i ekonomisë së tretë evropiane kanë shkatërruar besueshmërinë e tij”.
Në ndërkohë, Berlusconi ka theksuar se “Euro është monedha jonë, është flamuri ynë, dhe pikërisht për ta mbrojtur nga sulmet spekulative, Italia po bën sakrifica të mëdha”, duke ju përgjigjur kritikave në lidhje me qëndrimin e tij për monedhën e përbashkët, dy ditë nga arritja e marrëveshjes së shpëtimit të eurozonës, në samitin e Brukselit, ku duket se vendi që përfitoi më shumë nga kjo ishte Greqia, të cilës iu fal gjysma e borxhit.
“Ashtu sikundër ndodh gjithmonë, ngjallen polemika të kota lidhur me një frazë timen të interpretuar në mënyrë të gabuar”, deklaroi Berlusconi, duke nënvizuar se problemi i vërtetë i euros qëndron në faktin se është e vetmja monedhë në botë pa një qeveri të përbashkët, pa një bankë qendrore.