Një rikthim në shekullin XVIII

Pas një stuhie në det të hapur, Gulliveri, nëpunës i rëndomtë në një gazetë, zgjohet në botën fantastike të Liliputëve, ku ai është një gjigant i vërtetë, si në përmasa ashtu edhe në egon e tij. Historitë e tij të trilluara dhe heroizmat e paqena e bëjnë atë shumë të dashur për Liliputët, por kur e vërteta mësohet dhe miqtë e rinj vihen në rrezik, Guliverit do t’i duhet të kthehet në heroin që gjithmonë ka dashur të jetë.
Kështu rikthehemi edhe në tregimin më të suksesshëm të shekullit XVIII në tërë botën, që tani rikthehet jo në prapakuintat e ndonjë shtëpie të lordëve në Britani, por në tepihun e kuq të Hollywoodit. Dhe kësaj radhe përpos një ideator të Jackass, në ekran vjen edhe Jack Black me aktoren e re Emily Blunt.
Për dallim nga filmat e tjerë, këtu kemi më shumë një spektakël tredimensional që shihet në botën e Luliputëve, por shumë pak kemi një udhëtim në botën Brobdingnags, që e devijon paksa filmin nga ana narrative, por që është shumë i rëndësishëm për kohën dhe mënyrën si zhvillohet filmi. Fëmijët do të jenë dëshmitarë të një satire interesante që shihet në këtë film, përderisa edhe frymëzim për ndonjë maskë gjatë natës së Halloween, që fillon pikërisht më datën 31 tetor, kur edhe fillon të shfaqet filmi në DigiGold nga e hëna në të premte.
GULLIVER’S TRAVELS
Regjia: Rob Letterman; skenari: Joe Stillman dhe Nicholas Stoller, bazuar në romanin e Jonathan Swift; drejtor i fotografisë: David Tattersall; montazha: Dean Zimmerman dhe Alan Edëard Bell; muzika: Henry Jackman; dizaner: Gavin Bocquet; kostumograf: Sammy Sheldon; producentë: John Davis dhe Gregory Goodman; Distrubutor: 20th Century Fox. Distributor: 1 orë 25 minuta.
Aktorë: Jack Black (Lemuel Gulliver), Jason Segel (Horatio), Emily Blunt (Princess Mary), Amanda Peet (Darcy Silverman), Billy Connolly (King Theodore), Chris O’Dowd (General Edward), T. J. Miller (Dan), James Corden (Jinks) dheCatherine Tate (Queen Isabelle).