“Vdekja si lehtësim”
Disa nga banorët janë ulur në tavolinën e ngrënies dhe filluan një bisedë lidhur me humorin në Shtëpinë e Bigbrother 4. Biseda vazhdon dhe Marieli është në qendër të vëmendjes, i cili nuk është i pranishëm. Ogreni thotë se vetëm Marieli mund t’i ngrejë humorin. Ky mendim përkrahet nga të gjithë banorët e tjerë, të cilët tregojnë situata të ndryshme.
Më pas biseda vazhdon duke bërë shaka dhe duke hedhur batuta, derisa përfundon te “plakja”. “U plaka, e zeza, vajta 25”, thotë Imelda, e cila bën që të zgjerohet biseda rreth kësaj çështjeje dhe të kalojë deri te vdekja. Neda thotë se kam diçka nga brenda e cila më thotë se dhe vdekja do më vijë nga vetja si çdo gjë tjetër. Pastaj ata vazhdojnë bisedën në rastet kur vdekja është lehtësim. “Ka raste kur njerëzit vuajnë ose kur janë të paaftë për të jetuar dhe në këto raste vdekja është lehtësim”, thonë banorët.
Imelda tregon eksperiencën e dhimbshme të vdekjes së babait të saj. Imelda thotë se edhe pse babai ishte në një gjendje shumë të keqe, ne fëmijët donim ta shikonim atje, as nuk mund ta shikonim si lehtësim vdekjen.
Neda-Hënesit: “Mos u beso vajzave”
Hënesi, Klodi dhe Imelda kanë bërë dush së bashku. Hënesi ka mbaruar i pari dhe i thotë Nedës, e cila sapo afrohet, se vajzat e kanë lodhur.
Neda i përgjigjet Hënesit që të mos i besojë vajzave, por ai shton se është në anën e vajzave. Neda shprehet se ajo nuk po të thotë të mos rrijë me to, por jo t’i besojë. Hënesi shprehet se femrën nuk e ka bërë natyra negative, dhe nëse ndonjëra do të bëjë diçka të padrejtë kundrejt atij, pesha do ti bjerë vajzës në ndërgjegje dhe nuk do të jetë e qetë.
Më pas të gjithë banorët ulen për të ngrënë drekë dhe aty bisedojnë për sigurinë dhe besimin në vetvete. Ergysi shprehet për këtë temë se rëndësi ka të besosh fort në atë që do të arrish dhe do të vijë një moment që do të realizohesh.
Hënesi thotë në këtë kuadër të kësaj bisede, se është njësoj sikur të futesh në Big Brother me qëllimin që do të fitosh dhe t’ia arrish.
Afrimiteti ndërmjet dy banorëve
Klodiana dhe Hënesi janë në kuzhinë duke biseduar. Hënesi e pyet Klodi se me cilin nga banorët është ndjerë më mirë dhe ajo përgjigjet me Mirjetën dhe me Almën nga vajzat, ndërsa nga djemtë me Ogrenin, Torosin dhe Hënesin.
Të njëjtën pyetje i bën dhe Klodi Hënesit dhe ai përgjigjet me Mirjetën, Torosin dhe
Almën. Për këtë të fundit shton se e ndjen afër dhe i duket sikur ajo do ta mbrojë.
Pas pak pranë tyre shkon Mirjeta, e cila hiqet sikur po interviston Klodin. Ajo e pyet se çfarë e bën të ndihet mirë për momentin dhe ajo përgjigjet: “personi që kam përballë”, duke nënkuptuar Hënesin.
Mirjeta shprehet se nuk e di se çfarë do të kishte bërë nëse nuk do të kishte qenë Klodi në BB.
Më pas Torosi afrohet pranë tyre dhe pyet Hënesin nëse e mban mend mirë emrin e Klodianës dhe ai pohon. Hënesi e pyet Klodianën nëse ka dëshirë ta thërrasë me ndonjë pseudonim, dhe ajo thotë që mund të përdorë shkurtimet e emrit të saj. Hënes si përfundim i thotë: “Do të të thërras, zemra ime”.