Instituti i Alb Shkencës: Të hetohen akuzat e Martit

Instituti i Alb Shkencës ka kërkuar hetimin e menjëhershëm të akuzave të raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marti për trafik organesh në Kosovë dhe Shqipëri. Instituti i Alb Shkencës pohon se është e pamundur që operacione të tilla të kryehen në Shqipëri pasi nuk ka personel dhe ambjent mjekësor të posaçëm.
Alb Shkenca kërkon një hetim të përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës ,BE- së dhe Eulex-it që të hetojnë për këto pretendime.
Instituti Alb Shkenca deklaron se organet e Këshillit të Eurpoës nuk duhet të lejojnë që persona të njohur për tendencat e tyre të shprehura anti-shqiptare, apo edhe shtete që mund të qëndrojnë pas tyre të njiollosin luftën çlirimtare të popullit të Kosovës si dhe dëmtimin e reputacionit të Republikës së Kosovës.
Më 16 dhjetor Komiteti për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës miratoi raportin e Dick Marty me akuza për trafiki organesh dhe zhdukjeve të personave gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë në vitet 1998-1999.