E Shtunë, 31 Tetor 2026

147Vetevendosje148 Nuk perkrahim askend

Nga Express me 21 nentor 2010 ne ora 1800

Levizja 147Vetevendosje148 nepermjet nje kumtese ka sqaruar opinionin se nuk eshte duke marre pjese ne zgjedhjet per kryetar komune ne Rahovec dhe si rrjedhoje nuk perkrah asnje kandidat te asnje subjekti politik qe garon ne ate komune.

147Vetevendosje148 thote se nga burimet e saj ne terren ka konstatuar se gjate dites ne Rahovec jane perhapur thashetheme se perkrahin kandidaturen e kandidatit te AKR-se per kryetar komune ne Rahovec.

Si rezultat i ketyre thashethemeve 147Vetevendosje148 thote se eshte krijuar konfuzitet i madh tek shume simpatizues dhe aktivistet e saj si dhe te popullata ne kete komune.

147Per hir te se vertetes Levizja 147Vetevendosje148 njofton opinionin se nuk merr pjese ne zgjedhjet per kryetar komune ne Rahovec dhe nuk eshte ne koalicion me asnje subjekt politik rrjedhimisht nuk perkrah asnje kandidat te asnje subjekti politik qe garon ne ate komune148 thuhet ne reagimin e 147Vetevendosjes148.

Kjo levizje ka shprehur indinjaten ndaj ketij akti edhe ka ftuar gjithe simpatizuesit e saj qe te mos bien pre e ketyre thashethemeve tendencioze qe kane per qellim shfrytezimin e 147Vetevendosjes148 per te fituar vota ne menyre te pandershme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›