E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza te ndersjella ne Rahovec

Nga Express me 21 nentor 2010 ne ora 1818

Zyrtaret e partive qe garojne ne zgjedhjet per kryetar te Rahovecit kane akuzuar njera-tjetren lidhur me mbarevajtjen e zgjedhjeve.

PDK akuzon AAK-ne dhe AKR-ne per blerje votash

Drejtues te shtabit zgjedhor te PDK-se ne Rahovec kane paralajmeruar se mund te kontestojne disa nga rezultate ne vendvotime sikurse eshte rasti i qendres se votimit ne fshatin Polluzhe ku pas largimit te komisionarit te PDK-se nga kjo qender per shkaqe familjare zevendesi i tij nuk eshte lejuar nga komisionaret tjere qe te vezhgoje zgjedhjet.

Ne nje konference per media shefi i shtabit zgjedhor te PDK-se Xhemjali Haxhimustafa ka thene se duke pasur kete parasysh PDK-ja nuk mund te pranoje rezultatin nga kjo qender.

Sipas tij deri ne ora 17.00 kane votuar 40 per qind e votuesve ne Rahovec dhe nuk ka pasur probleme tjera nderkohe qe dukuri qe eshte pare sic ka thene ai eshte blerja e votes nga ana e AAK-se dhe AKR-se.

Ai ka thene se keto informacione i kane marre nga komisionaret e tyre neper qendra te votimit por te cilat jane vetem verbale dhe se nuk ka prova.
Duke iu pergjigjur akuzave te njejta nga AAK-ja ai ka thene se PDK-ja nuk ka nevoje te bleje vota sepse eshte partia e pare ne komunen e Rahovecit.

Shefi i shtabit zgjedhor te PDK-se ka kontestuar ne nje mase edhe punen e Komisionit Komunal Zgjedhor perkatesisht kryetarit te tij Burim Lezi per te cilin ka thene ka futur neper listat e trajnereve persona familjare dhe ky veprim i tille do te shtyje PDK-n te kerkoje nderrimin e kryetarit te KKZ-se.

LDK akuzon PDK-ne dhe AAK-ne

Lidhja Demokratike e Kosoves dega ne Rahovec shpreh shqetesimin e saj lidhur me disa veprime te strukturave te larta te dy partive politike PDK dhe AAK perfshire edhe deputete nga radhet e tyre te cilat sipas tyre vazhdimisht jane duke bere presion neper Qendrat e votimit dhe po tentojne qe permes ketij presioni te manipulojne procesin.

Deputeti Nait Hasani nga PDK i shoqeruar me me shume se 12 persona te cilet levizin ne grupe me 5 makina eshte duke shkaktuar shqetesim ne qendrat e votimit. Po ashtu ne disa qendra te votimit jane verejtur edhe perfaqesues te AAK-se perfshire edhe zyrtarin e larte tye kesaj partie Daut Haradinajn i cili shoqerohet nga disa persona qe levizin me 4 makina ne grup thuhet ne nje komunikate te LDK-se.

Sipas drejtuesve te shtabit zgjedhor te LDK-s nje veprim i tille i strukturave te ketyre partive politike eshte duke e degraduar procesin dhe eshte duke shqetesuar pa mase votuesit dhe komisionaret.

Me kete rast LDK i ben thirrje te gjitha strukturave te sigurise si vendore ashtu edhe nderkombetare qe te jene vigjilente dhe ne krye te detyres ndersa kerkon nga te gjitha partite e tjera qe te respektohet vullneti i qytetareve ne menyre qe procesi zgjedhor te jete i lire dhe demokratik.

AAK ankohet ne PDK-ne

Derisa nga Prishtina e kritikojne Partine Demokratike te Kosoves se zyrtaret e saj po ndikojne ne procesin zgjedhor per kryetar komune ne Rahovec zyrtare nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves nuk ngurrojne qe edhe disa ore para mbylljes se vendvotimeve te thone se kandidati i tyre Smajl Latifi eshte duke i prire kesaj gare zgjedhore.

Kritikat e AAK-se per nderhyrje ne procesin zgjedhor i ka bere zedhenesi i kesaj partie Ernest Luma i cili tha se njihen me emra zyrtaret e PDK-se te cilet po ushtr9ojne presion ndaj votuesve ne Rahovec.

147AAK percjell para opinionit kosovar brengat dhe verejtjet te cilat i kane komisioneret dhe vezhguesit tane. Ka probleme qe shkaktohen neper qendra te votimit dhe ato kryesisht vijne prej vezhguesve dhe komisionereve te PDK-se. Aleanca ka edhe emra te njerezve qe po ndikojne direkt ne procesin zgjedhor. Zyrtare te larte te PDK-se dhe ish- deputete njerez qe nuk jane nga Rahoveci dhe qe per qytetaret e ketij vendi jane te panjohur kane qene prezente gjate gjithe dites duke ushtruar presion mbi votuesit148 ka theksuar Luma.

Sidoqofte zyrtare nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves nuk ngurrojne qe edhe disa ore para mbylljes se vendvotimeve te thone se kandidati i tyre Smajl Latifi eshte duke i prire kesaj gare zgjedhore.

AKR ankohet per parregullsi ne Rahovec

Drejtues se Aleances Kosova e Re kane numeruar nje varg parregullsish te cilat sipas tyre kane ndodhur ne procesin zgjedhor ne Rahovec.
Ne nje konference per media te dielen kryetari i Deges se AKR-se ne Rahovec Sinan Ejupi ka thene se gjate dites jane demtuar posteret e kandidatit te AKR-se.

147Disa vend votime jane hapur me vonese dhe ka pasur problem te natyrave te ndryshme. Per shembull ne Ratkocvotimi eshte nderprere per rreth nje ore per shkak te mos marreveshjeve ne vendvotim. Ne Krushe te Madhe ne Hoqe te Vogel dhe ne Ratkovc jane shenuar raste te votimit familjar. Jane hetuar raste ku militant te partive politike nga rajonet jashte Rahovecit po sherbehen me kartela te vezhguesit dhe po vendosen ne vendvotime148 ka thene Ejupi.

Nenkryetarja e AKR-se Mimoza Kusari-Lila iu ka kunderpergjigjur akuzave te PDK-se duke thene se jane ata qe manipulojne me voten e qytetareve dhe jo AKR-ja.

147AKR e konsideron si teper tendencioze dhe keqperdorim te postit prezencen e kryeministrit te Kosoves dhe ushtruesit te detyres se presidentit dje ne te gjitha komunat qe e rrethojne komunen e Rahovecit. Mund te themi se shtimi i trysnise te qytetaret dhe imponimi i nje vote te lire dhe demokratike po ndikon qe drejtperdrejt ne abstenimin e qytetareve te Kosoves ne procesin demokratik148 ka thene Kusari-Lila.
/kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›