15 Tetori caktohet si Dita Ndërkombëtare e “Larjes së Duarve”
NJU JORK-Nga sot 15 Tetori i cdo viti do të jetë Dita Ndërkombëtare e Larjes së Duarve. Tani datave sensibilizuese sic janë dita kundër AIDS, Drogës, Mjedisit, Kafshëve, Nënave, Fëmijeve do ti shtohet edhe Dita Ndërkombëtare e “Të lajmë duart”. Kjo ka qënë iniciativa e Kombeve të Bashkuara. Me këtë nismë kërkohet të tregohet që edhe metoda me e thjeshtë, ajo e larjes së duarve mire mund të të mbajë larg rrezikut për jetën që kanoset nga papastërtitë. Në fushatën që do ti kushtohet Ditës Ndërkombëtare “Të lajmë duart”, do të realizohen spote publicitare ne tv dhe radio ku pritet të marrin pjesë 120 milionë fëmijë të rreth 70 vendeve të Botës.
(d.b/BalkanWeb)