Stacioni i trenit zhvendoset në Laprakë, zgjerohet “Zogu I”
Në rast se miratohet plani i ri rregullues për kryeqytetin, stacioni i trenit do të ndryshojë vendndodhje, duke u zhvendosur në zonën “Josif Pashko” në Laprakë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka vijuar konsultimet me qytetarët lidhur me planin e ri rregullues. Rama është ndalur me banorët e njësive bashkiake 4, 8, 9, 11, territor i cili, sipas planit të ri, do të zhvillohet gjatë fazës së parë dhe të dytë.
Projekti
Përmes këtij plani do të sistemohen hapësirat publike për t’i kthyer ato në zona të formuara, ku në mënyrë të veçantë për njësitë 4, 8, 9, 11 plani rregullues parashikon ndërtimin e 5 nënqendrave shumë të rëndësishme, duke bërë ndryshime rrënjësore në qytet. Kështu pjesa ku gjendet aktualisht stacioni i trenit dhe blloku i magazinave do të jetë vijim i bulevardit të Tiranës, duke e kthyer edhe këtë zonë si polifunksionale. Gjithashtu, në Planin e Ri Rregullues parashikohet që në “Josif Pashko” dhe te Pularia do të vendoset stacion treni duke i dhënë asaj zhvillimin e një zone mikse.
“Një plan rregullues sipas koncepteve bashkëkohore dhe sipas konceptit të planit që ne po paraqesim sot është një plan zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, është një projekt bashkëjetese si një territor në ndryshim të vazhdueshëm demografik, por sigurisht ekonomik dhe social”, - u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Duke vijuar më tej, Rama theksoi se zhvillimi i vazhdueshëm i këtij territori po e çon korridorin Tiranë-Durrës në një pol shumë të fuqishëm të ekonomisë së sotme dhe të nesërme.
Sipas kreut të bashkisë, Plani i Ri Rregullues është një ambicie që shkon paralel me ambicien e atyre qindra mijëra familjeve kryeqytetase, autoktonë apo të ardhur të rinj, që synojnë një të ardhme shumë më të mirë për veten e tyre dhe që duhet të kenë garanci për një të ardhme shumë më të mirë për komunitetin ku jetojnë.
“Të gjithë ata që e konsiderojnë planin e vonuar, nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë të ndërtosh një plan të tillë. Qytete shumë më të zhvilluara, një plan të tillë e bëjnë në një kohë edhe më të gjatë sesa na është dashur neve, dhe kjo, në kushtet kur ne na mungonin tërësisht të dhënat e domosdoshme për të ndërtuar një plan të tillë. Ky është një plan i cili sot është një instrument i vetëm në një territor të kufizuar siç është Tirana së bashku me një sërë komunash kufitare”, - u shpreh Rama.
Plani i Ri Rregullues për kryeqytetin është akoma në fazën e një projekti. Aktualisht kreu i bashkisë po ua prezanton planin qytetarëve të 11 njësive të Tiranës dhe më pas ai pritet të kalojë për miratim për të filluar më pas punimet.
Plani për 4 njësitë
Më konkretisht çfarë parashikon plani për katër njësitë 4, 8, 9, 11. Territori që përfshijnë këto njësi bashkiake më konkretisht ka 5 nënqendra shumë të rëndësishme. Në këtë territor parashikohen të krijohen 5 sub/nënqendra.
Kodër-Kamza do të kthehet në kampus dhe zonë mikse. Tek “Josif Pashko” dhe Pularia do të zhvendoset stacioni i trenit dhe zonë mikse. Pjesë të stacionit të trenit dhe bllokut të magazinave do të jenë vijim i bulevardit, zonë polifunksionale. Kinostudioja do të jetë zonë polikulturore me funksione mikse.
Reparti ushtarak dhe zona te Antibiotiku do të kthehet në kampus universitar, zonë kërkimesh shkencore dhe zonë mikse. Ndërsa përgjatë lumit të Tiranës do të krijohet një park. Gjithashtu do të ketë krijim të parkut përgjatë shinave të trenit si dhe kalimi nëntokë i hekurudhës, për të lehtësuar lidhjen organike, midis lindjes dhe perëndimit dhe lidhjen e gjelbër midis qendrës e parkut të Paskuqanit.
Ndërsa në zonat ekologjikisht të ndjeshme, siç janë mali i Dajtit dhe lumi i Tiranës do të krijohen breza mbrojtës.
Parqet periferike si Paskuqani dhe Dajti do të lidhen përmes transportit publik. Gjithashtu do të bëhet i mundur krijimi i parqeve në zonat e reja për zhvillim (rreth 20-30% e zonës, si hapësirë kompakte).
Në planin e Ri Rregullues parashikohet që të shtohen alternativat për lëvizjen e qytetarëve. Kështu do të krijohet mundësia e lidhjeve më të shpejta të zonës, ku do të promovohet transporti alternativ, ndërtimi i Unazës së Madhe, fuqizimi i transportit mbi shina, siç janë treni dhe tramvaji.
Mundësi zgjerimi të shërbimeve spitalore, akses më i lehtësuar në këto territore (zgjerim te ish-uzina “Partizani”). Përmirësim i kampusit ekzistues në Kamëz; krijim i kampusit të ri në rrugën “Myslym Keta”, së bashku me një qendër kërkimesh shkencore, laboratorë etj. Fuqizimi me aktivitete i polit kulturor ekzistues në Kinostudio.
Zgjerim drejt veriut të varrezave të Tufinës (rezervim toke). Përshtatje e zonave të prodhimit dhe lidhje e tyre me transportin publik. Transformimin e ish-zonave industriale të degraduara, në zona me funksione mikse si ekonomi, banim, sociale. Sistemim të hapësirave publike, në zonat tashmë të formuara.
Identifikim dhe vlerësim të objekteve me vlera historike, arkitektonike të zonës, përcaktimi i bonusit për këto objekte, si nxitje për të konservuar trashëgiminë kulturore. Ristrukturim urban, hapje rrugësh të reja në brendësi të blloqeve të banimit.
Ja çfarë synon të sjellë plani për njësitë bashkiake nr. 4, 8, 9, 11
Në këtë territor parashikohen të krijohen 5 sub/nën-qendra të rëndësishme.
1-Kodër-Kamza do të kthehet në kampus dhe zonë mikse.
2-Te “Josif Pashko” dhe Pularia do të ndërtohet stacion treni dhe zonë mikse.
3-Pjesë stacionit të trenit dhe bllokut të magazinave do të jenë vijim i bulevardit, zonë polifunksionale.
4-Kinostudioja do të kthehet në zonë polikulturore dhe funksione mikse.
5-Reparti ushtarak dhe zona te Antibiotiku kampus universitar, zonë kërkimesh shkencore dhe zone mikse
Krijimi i parkut përgjatë lumit të Tiranës.
Krijimin e parkut gjatë shinave të trenit, kalimi nëntokë i hekurudhës, për të lehtësuar lidhjen organike midis lindjes dhe perëndimit dhe lidhjen e gjelbër midis qendrës e parkut të Paskuqanit.
Krijimi i brezave mbrojtës të zonave ekologjikisht të ndjeshme (mali i Dajtit, lumi i Tiranës etj.)
Lidhje e parqeve periferike (Paskuqani, Dajti), me anë të transportit publik. Krijim i parqeve në zonat e reja për zhvillim (rreth 20-30% e zonës, si hapësirë kompakte).
Krijimi i lidhjeve të shpejta të zonës – Promovim i transportit alternativ, ndërtimi i Unazës së Madhe, fuqizimi i transportit mbi shina (tren, tramvaj).
Mundësi zgjerimi të shërbimeve spitalore, akses më i lehtësuar në këto territore (zgjerim te ish-uzina “Partizani”)
Përmirësim i kampusit ekzistues në Kamëz; Krijim i kampusit të ri në rrugën “Myslym Keta”, së bashku me një qendër kërkimesh shkencore, laboratorë etj.
Fuqizimi me aktivitete i polit kulturor ekzistues në Kinostudio.
Zgjerim drejt veriut të varrezave të Tufinës (rezervim toke).
Përshtatje e zonave të prodhimit dhe lidhja e tyre me transportin publik. Transformimin e ish-zonave industriale të degraduara në zona me funksione mikse (ekonomi, banim, sociale etj.).
Sistemim të hapësirave publike në zonat tashmë të formuara.
Identifikim dhe vlerësim të objekteve me vlera historike, arkitektonike të zonës, përcaktimi i bonusit për këto objekte, si nxitje për të konservuar trashëgiminë kulturore.
Ristrukturim urban, hapje rrugësh të reja në brendësi të blloqeve etj.