15 milion euro në sezon për Rooneyn

Wayne Rooney si duket është sulmuesi i preferuar i sheikut të PSG-së, Al Thani. Sheiku nga Katari e ka ndërmend të trnasferoj sulmuesin e Manchester United në afatin kalimtar veror.
Sipas mediave franceze, sheiku i ka bërë gati kontratën Rooneyt e cila do të jetë shumë e lartë pasi që Rooney do të përfitoj 15 milion euro në sezon.
Shifra e blerjes së tij do të jetë temë bisedash mes PSG dhe Man United, ndërsa ka spekulime se PSG është e gatshme të ofroj 30 milion euro për Rooneyn./Indeksonline/