1.5 mln euro pasuri nga krimi/ Prokuroria dërgon për gjykim tre biznesmenët e fuqishëm durrsakë, dy vëllezërit Sallaku dhe mikun e tyre
Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim tre biznesmenët, Gëzim Sallaku, Saimir Sallaku vëllezër) dhe Rabi Kurtin, të akuzuar për pastrim parash.
Në total këtyre personave iu është sekuestruar pasuri me vlerë 1.5 milionë euro, që dyshohet se e kanë përfituar përme aktivitetit kriminal.
Kujtojmë se Gëzim Sallaku është një emër i njohur për autoritet shqiptare, i cili u dëbua nga autoritetet italiane në 19 shkurt 2021, pasi Policia e Brescia-s e konsideroi atë person me rrezikshmëri të lartë dhe të padëshiruar për shtetin italian.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në përfundim të hetimit paraprak, dërgoi për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurve:
Personi Juridik: “G.S.” Sh.p.k, e administruar nga G.S;
Shtetasi S.;
Shtetasi S.; dhe
Shtetasi K.
Të gjithë personat e mësipërm, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer sipas germës “d” të paragrafit të “1” dhe në bashkëpunim) parashikuar nga neni 287 pgr. 2 të Kodit Penal.
Nga hetimi rezultoi e provuar vepra penale për të cilën janë akuzuar dhe nga ana e organit të prokurorisë është kërkuar dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të të pandehurve G.S., S.S., R.K. dhe personi juridik “GS” sh.p.k.
Në funksion të këtij hetimi, me vendimin nr. 221, datë 08.06.2021 të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës janë sekuestruar pasuritë e më poshtme:
Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;
13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;
Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;
Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;
Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;
Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;
Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe
Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
