15 tentativat e nderkombetareve per zgjidhjen e krizes shqiptare
Eljona Ballhysa
Qe nga muaji nentor i vitit te kaluar e deri tani qe ka kaluar rreth nje vit perfaqesuesit me te larte te faktorit nderkombetar kane ndermarre rreth 15 nisma per ti dhene fund krizes politike ne Shqiperi. Ambasadoret komisioneret dhe institucionet e larta te Bashkimit Europian kane konsumuar gjate ketij viti te gjitha format e presionit per nxitjen e arritjes se nje marreveshjeje konsensuale mes dy partive politike ne vend. Por duket se nderkombetaret ia dolen mbane vetem ti jepnin fund greves se urise se deputeteve socialiste nderkohe qe pavaresisht vizitave te misioneve te ndryshme miratimit te rezolutave letrave e thirrjeve diplomatike kriza ne Shqiperi vazhdon te jete ende prezente dhe shihet me shqetesim nga nderkombetaret. Por keta te fundit e kane shprehur qarte se moszgjidhja e krizes ne vend rrezikon qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat ne BE.
Tentativat
Rolin me aktiv pa dyshim e kane luajtur ambasadoret e vendeve te BE-se te akredituar ne Tirane. Ne muajin nentor te vitit 2009 keta ambasadore i bene thirrje klases politike shqiptare per arritjen e kompromisit per te dale nga kriza politike e krijuar per shkak te mungeses se opozites ne Kuvend. Ne muajin janar te vitit 2010 Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes miratoi nje rezolute per krizen politike ne Shqiperi ndersa rrezoi propozimet e paraqitura nga delegacioni i PD-se cili kerkoi qe situata ne Shqiperi te mos cilesohet si krize politike. Nderkaq dy ambasadoret Lohan e Montobio kane zhvilluar gjate ketij muaji takime koke me koke me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidentin e Republikes Bamir Topi. Po ne kete muaj Shqiperine e vizitojne dy raportuesit e Asamblese se Keshillit te Europes Jako Lakso dhe Dejvid Uilshire te cilet pas vizitave hartuan nje raport mbi situaten ne Shqiperi. Ne kete raport u behet thirrje perfaqesuesve politike ne Shqiperi qe te gjejne zgjidhje per krizen politike ne vend. KE-ja sugjeron maxhorancen qeverisese qe te ngreje sa me pare nje komision te posacem parlamentar per hetimin e procesit zgjedhor ndersa opozita ti jape fund bojkotit dhe te futet ne Parlament.
Po gjate muajit janar ambasadoret me te rendesishem ne Tirane Withers Lohan e Montobio zhvilluan negociata te vecanta me Ramen e Berishen duke rritur presionin ndaj politikes shqiptare ne menyre qe te arrihej nje kompromis dhe vendi te dilte nga kriza. Nderkaq ne Tirane per te zgjidhur krizen politike erdhi nje delegacion nga Asambleja e KiE-se e kryesuar nga presidenti i kesaj asambleje Mevlut Cavusoglu. Megjithese delegacioni ne fjale zhvilloi nje varg negociatash me kreret me te larte te shtetit nuk arriti ti jape zgjidhje krizes politike. Ne nje deklarate per mediat delegacioni ne fjale u beri thirrje paleve qe ti japin fund krizes dhe te ngrene menjehere komisionin hetimor parlamentar me kryesimin e opozites. Por ne kete deklarate nuk preket ceshtja kryesore qe mban pezull zgjidhjen e problemit ajo e hapjes apo jo te kutive te votimit. I pyetur disa here per kete kerkese kryesore te opozites presidenti i Asamblese se KiE-se Mevlut Cavusoglu tha se kjo ceshtje duhet te zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ose politikanet shqiptare ti dergoje kerkese Komisionit te Venecias.
Ne muajin mars komisioneri europin per Zgjerimin Shtefan Fyle ka reaguar nga Brukseli duke i drejtuar nje tjeter apel politikes shqiptare per te zgjidhur krizen politike ne vend. Fyle eshte shprehur se pa zgjidhur krizen dhe pa rivendosur dialogun institucional nuk ka integrim ne Bashkimin Europian.
Nderkaq kriza politike ne Shqiperi eshte bere shkas i nje debati te ashper mes dy grupeve parlamentare ne Parlamentin Europian. Kriza politike ne Shqiperi arriti ti kaperceje kufijte e shtetit shqiptar duke percare ne dy grupe edhe Parlamentin Europian.
Me 19 mars te vitit 2010 komisioneri Fyle vizitoi Shqiperine ku zhvilloi takime te vecanta me Ramen Berishen e Topin. Ai theksoi se moszgjidhja e krizes politike pengon procesin e integrimit te vendit ne BE. Sipas Fyles kriteri politik eshte paresor per te vleresuar zhvillimet dhe ecurine e vendit drejt Bashkimit Europian. Ai tha se zgjidhja e krizes duhet te vije ne respekt me Kushtetuten dhe te garantoje transparencen e zgjedhjeve. Gjate ketij muaji Byroja e Asamblese Parlamentare e Keshillit te Europes miratoi nje deklarate te posacme per Shqiperine ne te cilen u behet thirrje lidereve politike qe te arrijne nje marreveshje qe garanton funksionimin normal te institucioneve demokratike.
Gjate muajit maj nje delegacion ekspertesh te BE-se vizitoi Shqiperine duke zhvilluar nje mision 24-oresh. Pas takimeve qe zhvilluan me Ramen e Berishen u tha se ekspertet do te hartonin nje draft per zgjidhjen e krizes dhe me pas do tia sillnin politikes shqiptare per shqyrtim. Por situata politike ne Shqiperi sa vjen e rendohet pasi 22 deputete te PS-se futen ne greve urie ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit. U desh serish nderhyrja e komisionerit Fyle qe ti jepej fund greves se urise. Ne kulmin e krizes politike ne Shqiperi komisioneri Fyle u telefonoi dy krereve te politikes shqiptare Berishes e Rames. Gjate bisedave telefonike Fyle u ka kerkuar paleve qe te ndajne pergjegjesite dhe te zgjidhin sa me pare krizen politike ne vend. Ai ka shtuar se situata ne kete menyre po shkon drejt perkeqesimit dhe kjo nuk eshte nje shenje e mire per Shqiperine aq me teper ne nje moment qe KE-ja do te vendose per liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Vetem nderhyrja e Brukselit nderpreu greven e urise se organizuar nga PS-ja dhe i hapi rrugen nje tryeze informale ne Strasburg mes Berishes dhe Rames e organizuar nga dy grupimet me te medha politike ne Parlamentin Europian ku ka qene i pranishem edhe komisioneri Shtefan Fyle. Pas kesaj Parlamenti Europian miratoi nje rezolute per situaten ne Shqiperi te hartuar nga Nikolas Kauntis synimi i se ciles ishte nxitja e politikes shqiptare qe te vendose dialogun ne Parlament dhe ti jape fund krizes politike. Se fundi serish ka nje tjeter reagim te komisionerit Fyle i cili ne letren derguar kreut te qeverise kerkon zgjidhjen e krizes ne vend.
Tentativat e nderkombetareve
Nentor 2019
8 ambasadore te BE-se i bene thirrje klases politike shqiptare per arritjen e kompromisit.
Janar 2010
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes miratoi nje rezolute per krizen politike ne Shqiperi.
Janar 2010
Dy raportuesit e Asamblese se Keshillit te Europes Jako Lakso dhe Dejvid Uilshire hartuan nje raport mbi situaten ne Shqiperi.
Janar 2010
Ambasadoret me te rendesishem ne Tirane Withers Lohan e Montobio zhvilluan negociata te vecanta me Ramen e Berishen.
Janar 2010
Ne Tirane per te zgjidhur krizen politike vjen nje delegacion nga Asambleja e KiE-se e kryesuar nga presidenti i kesaj asambleje Mevlut Cavusoglu.
Mars 2010
Komisioneri Fyle ka reaguar nga Brukseli duke i drejtuar nje tjeter apel politikes shqiptare per te zgjidhur krizen politike ne vend.
Mars 2010
Kriza politike ne Shqiperi shkakton debate te ashpra mes dy grupeve parlamentare ne Parlamentin Europian.
Mars 2010
Komisioneri Fyle viziton Shqiperine ku zhvilloi takime te vecanta me Ramen Berishen e Topin.
Mars 2010
Byroja e Asamblese Parlamentare e Keshillit te Europes miratoi nje deklarate te posacme per Shqiperine.
Mars 2010
Nje delegacion ekspertesh i BE-se vizitoi Shqiperine duke zhvilluar nje mision 24-oresh.
Maj 2010
Komisioneri Fyle i telefonoi dy krereve te politikes shqiptare Berishes e Rames. I jepet fund greves se urise se deputeteve te PS-se.
Maj 2010
Kreret e dy grupeve parlamentare te PE-se organizojne darken e Strasburgut mes Rames e Berishes.
Korrik 2010
Parlamenti europian miratoi nje rezolute per situaten ne Shqiperi te hartuar nga Nikolas Kauntis.
Tetor 2010
Komisioneri Fyle i dergon leter Berishes dhe kerkon ti jepet fund ngercit politik.
Leskaj Pergjegjesi per zgjatjen e krizes eshte Sali Berisha
Deputetja e Partise Socialiste Valentina Leskaj ka pershendetur mesazhin e komisionerit per Zgjerimin Shtefan Fyle per shqetesimin e ngritur ne lidhje me tejzgjatjen e krizes politike. Sipas saj letra e Fyles drejtuar vete kryeministrit tregon qarte se kryeministri Sali Berisha duhet te angazhohet per te gjetur zgjidhjen e krizes permes transparences se plote. Leskaj u shpreh se PS-ja e ka oferten e saj per zgjidhjen e krizes politikes e cila konsiston ne ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar ne perputhje me Rezoluten e fundit te Parlamentit Europian per krizen ne Shqiperi me maxhorance e drejtim te opozites dhe me mandat te pakufizuar qe perfshin investigimin e kutive te materialeve zgjedhore nderkohe qe sa i perket fleteve te votimit te pritet opinioni i Komisionit te Venecias. Kjo oferte e PS-se e cila mbeshtetet teresisht ne Rezoluten e Parlamentit Europian per krizen politike ne Shqiperi ka hasur vazhdimisht ne zvarritjet dhe vonesat e qellimshme te kryeministrit cka konfirmon mungesen e vullnetit politik dhe provon se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet e 28 qershorit per te grabitur me pas Shqiperine e shqiptaret - u shpreh Leskaj.
Topalli Pranojme propozimet ne baze te Kushtetutes
Pas publikimit te letres se komisionerit per Zgjerimin Shtefan Fyle politika shqiptare eshte perfshire nga polemika te tjera lidhur me pergjegjesite e krizes. Maxhoranca permes kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se eshte e gatshme te pranoje cdo propozim te opozites per ta kthyer ne forme ligjore hetimin gjithmone ne respekt te ligjit dhe Kushtetutes. Kerkesa themelore eshte ajo se ciles i kemi kthyer pergjigje vazhdimisht permes nje oferte qe ne asnje vend te botes nuk eshte bere e mundur nje oferte qe thote se opozita mund te beje propozimet e saj te marre pelqimin e institucioneve nderkombetare dhe maxhoranca do ti votoje ato - tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit i ka bere thirrje opozites qe te beje propozimet e saj per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Eshte nje oferte qe i kerkon opozites qe te vije te beje propozimet e saj te marre miratimin e institucioneve te specializuara si ODIHR-i apo Komisioni i Venecias per amendamentet per rekomandimet qe jep OSBE/ODIHR-i ne raportin e fundit dhe pastaj maxhoranca te votoje keto propozime. Ky eshte maksimumi qe nje qeveri nje maxhorance mund te bejne ne te gjitha mundesite e saj. Nuk ndodh ne asnje vend te botes. Jemi i vetmi vend ne bote ku qeveria dhe maxhoranca i thote opozites ti propozo dhe une do te votoj. Jemi vendi unik - eshte shprehur Topalli.
11 Tetor 2010