U-19 Angli tenis me Shqiperine 6-1
Shqiperia U-19 mori nje leksion te hidhur nga Anglia e kesaj moshe duke humbur me rezultatin tenistik 6-1 ne raundin kualifikues Kampionatit Europian per grupin 8 ndeshjet e te cilit po zhvillohen ne Belgjike. Sulmuesi i Paniononist Vasil Shkurtaj shenoi me penallti 74 golin e nderit per Kombetaren e drejtuar nga Ramadan Shehu duke fiksuar rezultatin e perkohshem 4-1. Anglia e perbere me nje formacion me lojtare te Celsit Totenhemit Arsenalit e disa ekipeve te tjere me emer ne Britani realizoi dy gola te shpejte brenda tri minutash fillimisht me Xhosh MekEicran 16 i Celsit dhe me pas me Herri Kejn 18 i Totenhemit ku i fundit shenoi edhe nje gol tjeter 72 ne porten e mbrojtur nga Mario Memaj. Uikham 44 i Ispuic Tounit e coi ekipin e Anglise U-19 ne dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0 duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Ne pjesen e dyte shenuan edhe Xhonjo Shelvej 78 me penallti dhe sulmuesi i Arsenalit Benik Afobe 88 duke vulosur humbjen 6-1 te Shqiperise. Ne ndeshjen e radhes Shqiperia do te perballet te dielen me Belgjiken vendase e cila nga ana e saj fitoi 4-1 me Qipron ne diten e pare. Ndeshja e fundit e Shqiperise eshte ajo kunder Qipros.
ELINMINATORET EURO U-19
REZULTATET DITA I
Angli-Shqiperi 6-1
Belgjike-Qipro 4-1
Renditja
Anglia 3
Belgjika 3
Qipro 0
Shqiperia 0
Ndeshjet e ardhshme
Belgjike-Shqiperi 10.10
Shqiperi-Qipro 13.10
Humbje e hidhur per Argjentinen ne Japoni
Argjentina humbi 1-0 ne miqesoren me Japonine duke hapur edhe nje here temen e diskutimeve per trajnerin e ri. Humbja e amerikanojugoreve erdhi pas fitores 4-1 ne testin kunder kampioneve te botes Spanjes. Humbja 4-0 kunder Gjermanise u duke si kur harrua pas fitores ndaj spanjolleve madje ne Argjentine besuan se te trajneri i komanduar Serxho Batista kishin gjetur njeriun e duhur. Tani pas humbjes me Japonine ka rene perseri kambana e alarmit per albicelestet. Golin per Japonine e shenoi Shinji Okazaki ne minuten e 19-te. Argjentina nuk luajti kunder japonezeve me ndonje formacion te versioni B por ne loje ishin Mesi Tevez Higuan apo dhe Milito e disa yje te tjere ne formacion. Me kete humbje u rihap serish debati per trajnerin e ri. Diego Maradona ka shprehur serish deshiren per te udhehequr Argjentine ne Kampionatin Boteror te vitit 2014 finalet e te cilit do luhen ne Brazil.
9 Tetor 2010