E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Tirana nuk mund te mbetet me instrument i lojerave politike



Eljona Ballhysa
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim njekohesisht zevendeskryeminister Ilir Meta eshte shprehur dje per mediat se Tirana me 8 maj do te votoje per integrimin dhe se kjo Bashki nuk do te mbetet me instrument i lojerave politike. I pyetur per negociatat me PD-ne per Bashkine e Tiranes Meta tha se nuk eshte e rendesishme se kush do ta marre kete bashki. E rendesishme sipas tij eshte zgjidhja e problemeve te medha qe ka kjo bashki. Ne nuk synojme as ta marre LSI-ja as ta marre PD-ja as ta marre ndonje force tjeter politike Bashkine e Tiranes. Bashkine e Tiranes duhet ta marrin qytetaret e Tiranes. Sepse ju e shikoni se cfare problemesh te medha hasin qytetaret e kryeqytetit cdo dite qe nga nje trafik i tmerrshem e deri ne probleme mjaft serioze me mjedisin. Tirana nuk mund te mbetet me instrument i lojerave politike Tirana ka nevoje per tu zhvilluar ne menyre transparente ne dialoget e te gjithe komunitetit dhe sido qe te jete Tirana do te votoje per integrimin dhe jo kunder integrimit. Tirana gjithnje ka qene pararoje e proceseve europianizuese dhe kete do ta beje me shume cilesi edhe ne daten 8 maj - eshte shprehur kreu i LSI-se.
Letra e Fyles
Gjate deklarates se tij per mediat Meta i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve edhe per letren qe komisioneri per Zgjerimin i KE-se Stefan Fyle i ka derguar kryeministrit Berisha per situaten politike ne vend. Preokupimi i perfaqesuesve te politikes europiane ne Bruksel apo Strasburg ka qene i vazhdueshem dhe te gjithe jane deshmitare se gatishmeria e maxhorances ka qene dhe mbetet e jashtezakonshme dhe teper gjeneroze ne drejtim te opozites ne menyre qe ajo te kaperceje disa probleme per te cilat nuk eshte pergjegjese maxhoranca por per te cilat duhet degjuar zeri i organeve me kompetente ne vend sikurse eshte ai i Gjykates Kushtetuese apo Komisioni i Venecias - eshte shprehur zevendeskryeministri. Ai i beri thirrje opozites qe si shkaktare e krizes ne vend te gjeje force dhe kuraje per te kaluar mbi interesat e vogla meskine apo te ngushta dhe per te hapur rrugen e nje procesi shume te rendesishem atij te integrimit te vendit.
Kodi Zgjedhor
Madje Meta ka shkuar me tej duke e akuzuar opoziten si bllokuese te realizimit te reformes zgjedhore. Ai tha se dita e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi eshte 8 maji dhe per kete nuk ka vend per kthim mbrapa. Absolutisht 8 maji do te jete dita e zgjedhjeve vendore ne te gjithe Shqiperine pasi eshte vendosur tashme dhe nuk mund te kete shtyrje apo kthim prapa. Reforma zgjedhore duhet te kishte nisur me kohe. Ne si LSI kemi insistuar qysh ne fillim per nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese dhe qe tu jape pergjigje te gjitha rekomandimeve te raportit te OSBE/ODIHR-it nisur nga zgjedhjet e fundit. Absurditeti me i madh eshte se pikerisht ata qe kerkojne gjoja transparencen apo qe flasin per ate me shume se per cdo gje tjeter i shmangen dhe duan te bllokojne reformen zgjedhore. Prandaj ne do te vazhdojme perpjekjet tona qe kjo reforme zgjedhore te nise sa me shpejt - eshte shprehur Meta.

Berisha i ben thirrje Rames te votoje ligjin per Gjykaten Administrative

Kryeministri Berisha i cili mori pjese dje ne inaugurimin e rruges Lukove-Plazh investim i buxhetit te shtetit me vlere rreth 140 milione leke i beri thirrje kryetarit te opozites Edi Rama qe te votoje sa me pare ligjin per Gjykaten Administrative. Me tej ai akuzoi PS-ne per trillime per situaten politike dhe ekonomike ne vend ndersa ka ironizuar fjalimet e Rames ne qytete te ndryshme te vendit. A nuk jane nje ofendim per mbare qytetaret shqiptare perrallat qe kryetari i nderuar i Partise Socialiste zoti Edi Rama tregon cdo te xhuma ndaj shqiptareve dhe cila ishte perralla e fundit me te cilin ofendoi shqiptaret Dje u tha shqiptareve se une nuk votova ligjin per Gjykaten Administrative se nuk doja ti jepja Berishes dhe nje sistem gjykate. Z. Rama me duhet te them se je larg te ka mbetur ora ne koherat me te erreta. Eshte e vertete qe SHBA-te nuk do te pranonin kurre ti jepnin ne dore Sali Berishes mikut dhe aleatit te tyre asnje gjykate dhe asnje sistem drejtesie se SHBA i frymezojne shqiptaret dhe mbare popujt e botes me lirine e tyre e cila ka shtylle kryesore drejtesine e pavarur dhe vetem drejtesine e pavarur dhe vetem drejtesine e pavarur. Ndaj z. Rama te pretendosh se Agjencia Amerikane e Ndihmes dhe Zhvillimit Nderkombetar punoi dy vjet per te ndertuar nje sistem gjykate administrative dhe per tia dhene dhurate Sali Berishes ti u tregon shqiptareve perralla me mbret qe nuk ti beson asnjeri - eshte shprehur Berisha. Sipas tij Rama nuk e voton ligjin per Gjykaten Administrative pasi kerkon ti vjele gjoba biznesit. Me duhet te them se nuk votove edhe per shkaqe te tjera se ajo gjykate te dashur qytetare eshte gjykata qe do te bllokonte 20 perqindeshin gjykata qe do te prishte me vendimet e ligjit duart e Ekzekutivit lokal apo qendror mbi biznesin dhe arbitraritetin. Nuk e votove se do te vjelesh gjoba 20-perqindeshe per pallatet qe ndertohen sepse nuk eshte interesi i klanit i kupoles qe ti drejton. Por ne rast se te ka mbetur qofte edhe kuanti me i vogel i logjikes ndrysho mendimin te votojme Gjykaten Administrative - eshte shprehur Berisha.

Xhacka Metes Nuk ka reforme zgjedhore pa u bere transparenca

Deputetja e Partise Socialiste Olta Xhacka i ka bere te qarte numrit dy te qeverise njekohesisht minister i Ekonomise se nuk do te kete reforme zgjedhore pa u bere transparenca e zgjedhjeve. Z. Meta me mire se te gjithe te tjeret e di se zgjedhjet si vodhi Kodi zgjedhjet i vodhi pushteti. Nuk ka dhe nuk do te kete reforme zgjedhore pa u bere transparenca e zgjedhjeve te fundit pa u gjetur pergjegjesite ligjore e administrative e pa u nxjerre rekomandimet e nevojshme per permiresimin e kuadrit ligjor per mbarevajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme - theksoi Xhacka. E ndersa persa i perket pushtetit vendor Bashkise se Tiranes sipas saj gjate 2 viteve te fundit ka qene pikerisht Ilir Meta dhe Sali Berisha qe e kane marre peng Bashkine duke i lene qytetaret e Tiranes pa buxhet si pasoje e aleances se tyre ne Keshillin Bashkiak.

11 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›