E Diel, 1 Nëntor 2026

15 tetor Portugali-Shqipëri. Portugalia humb dy lojtarë

Nga Altin Latifi
Portugalia ka humbur mesfushorët Deko dhe Manike për dy ndeshjet e radhës, me Suedinë dhe Shqipërinë. Dy lojtarët kanë qenë të dëmtuar dhe mjekët kanë deklaruar se ata nuk do të mund të riaftësohen në kohë. 

PORTUGALI- Portugalia do të jetë pa mesfushorët Deko dhe Manike në dy ndeshjet e radhës në Botërorin 2010, ndaj Suedisë dhe Shqipërisë. Dy futbollistët u thirrën nga trajneri Karlos Keiroz edhe pse ishin të dëmtuar, por të martën në mbrëmje, mjeku i skuadrës iberike ka bërë të ditur se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të luajë. Deko vuan nga një problem në muskuj të marrë në ndeshjen me Mançester Junajtid në kampionat, ndërsa Manike vuan nga një problem në shpinë. Humbja e këtyre futbollistëve është një problem më shumë për trajnerin Keiroz, duke parë edhe mungesat e Rikardo Karvajos dhe Simao Sabrozës. Portugalia do të luajë ditën e shtunë ndaj Suedisë në Stokholm, ndërsa katër ditë më vonë do të presë në Bragë Shqipërinë. (a.r/balkanweb)



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›