E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Suedi-Portugali, Suedia 6 lojtarë të dëmtuar

Nga Altin Latifi
Ekipi suedez është goditur nga 6 dëmtime në prag të sfidës me Portugalinë ditën e shtunë. Së fundmi është dëmtuar edhe kapiteni Henrik Larson, duke e bërë gjendjen alarmante. Takimi që do të luhet në Stokholm do të jetë një sfidë edhe mes dy yjeve të futbollit botëror, Ibrahimovic dhe Kristiano Ronaldo. 

STOKHOLM - Në Stokholm do të luhet sfida më e rëndësishme e eleminatoreve të Botërorit për grupin A, ku Suedia do të presë Portugalinë. Të dyja skuadrat janë goditur nga dëmtimet, por në kampin suedez gjërat duken më serioze. Së fundmi është dëmtuar edhe kapiteni Henrik Larson, që është bërë futbollisti i gjashtë që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Lars Lagerbak. Veç tij, nuk do të jenë të gatshëm as Tobias Linderoth, Olof Mellberg, Anders Svenson, Erik Edman dhe Kristian Vilhelmson. Sfida e të shtunës do të jetë një përballje direkte jo vetëm mes dy skuadrave favorite, por edhe mes dy favoritëve kryesorë për fitimin e Topit të Artë, Zllatan Ibrahimoviç dhe Kristiano Ronaldo. Suedia renditet e treta në grupin A, me 4 pikë, pas Shqipërisë dhe Danimarkës. Ndërsa Portugalia renditet e katërta me vetëm 3 pikë. (a.r/balkanweb)



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›