E Hënë, 2 Nëntor 2026

FIFA e rendit Shqipërinë të 83, fiton 19 vende

Nga Altin Latifi
Shqipëria është ngjitur në vendin e 83-të në renditjen e FIFA-s, duke fituar 19 vende nga klasifikimi i fundit. 4 pikët e marra në dy ndeshjet e para kanë ndikuar direkt në këtë pozicionim. Ndërkohë, rivalja e Shqipërisë ditën e shtunë, Hungaria, ka humbur 12 vende. 

Shqipëria ka fituar 19 vende në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke u klasifikuar e 83-ta për tetorin. Barazimi 0-0 me Suedinë dhe fitorja 3-0 me Maltën kanë ndikuar direkt në këtë rritje të ekipit kuqezi, që vetëm një muaj më parë ishte në minimumin historik të tij, i 102-ti. Shqipëria ka tashmë 416 pikë, duke u renditur pas Austrisë dhe para Kanadasë. Përfaqësuesja e drejtuar nga Ari Han kryeson grupin A të Botërorit 2010, duke qenë në kuotën e 4 pikëve, aq sa Suedia dhe Danimarka.
Ndërkohë, rivalja e kombëtares shqiptare ditën e shtunë, Hungaria, ndodhet e klasifikuar në vendin e 62-të, me 507 pikë. Humbja me Suedinë më 10 shtator, u ka kushtuar hungarezëve 12 pozicione në muajin tetor. Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, ai kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Italia dhe Gjermania. Portugalia, kundërshtari i Shqipërisë më 15 tetor, ka zbritur në vendin e 10-të, duke u kaluar nga Rusia. (a.r/balkanweb)



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›