15 viktima nga aksidentitragjik, të plagosuritprej 11 ditësh në spital
TIRANE- Edhe pse kanë kaluar 11 ditë nga aksidenti tragjik në Gjegjan të Pukës, edne 3 të plagosur vazhdojnë në trajtohen në Spitalin Ushtarak. 12 vjecarja Raisa Mustafa, e cila ditët e fundit ka patur përmirësime, mbetet në trajtim intensiv. Familja Mustafa ishte familja më e prekur nga kjo tragjedi, ku humbi jetën kryefamiljari, bashkëshortja dhe vajza e tyre dhe mbetën të plagosur 4 fëmijët e tjerë.
Ministria e Punës mori vendimin për të akomoduar në fshatin SOS fëmijët, ku sot u dërguan 2 vëllezërit Mirsed dhe Armando ndërkohë që pritet akomodimi i dy motrave, Raisës dhe Miraldës sapo të dalin nga Spitali Ushtarak.
Në mbrëmjen e djeshme numri i viktimave të aksidentit shkoi në 15, pasi dnërroi jetë 9 vjecari Erikson Peraj. Sipas mjekëve, vogëlushi kishte pësuar dëmtime të rënda në mushkëri dhe që prej 17 korrikut, ditës kur ndodhi aksidenti, u mbajt i shtruar në repartin e Reanimacionit.
Vdekja e Eriksonit ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në familjen Peraj e cila humbi në aksident edhe djalin 16 vjecar Gjovalinin, ndërkohë që vazhdon të mbetet e shtruar në spital dhe nëna e tyre , 38 vjecarja Flora Peraj.
(e.n/News24/BalkanWeb)