E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit të Tiranës

Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sait Dollapi, i cili ka theksuar se ky tubacion furnizon më ujë 40% të kryeqytetit.

Kjo ndërhyrje vjen për shkak të ndërhyrjeve të shumta që janë bërë në rrjet, megjithëse drejtori në fjalë nuk ka treaguar asnjëherë se çfarë masash janë marrë për të mos lejuar ndërhyrje të tilla. Nga ana tjetër, banorët detyrohen të kryejnë vete shpime në tubacion për të marrë ujin e pijshëm.

"Kjo linjë ka rëndësi të madhe. Ajo furnizon 40% te Tiranës, por nga ana tjetër duhet theksuar se dëmtimi i saj do të kërkonte shumë kohë për t’u riparuar", tha ai.

Dollapi theksoi se për shkak të riparimit nuk do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për qytetarët, pasi ata do të furnizohen nëpërmjet linjave të tjera. Kjo linjë furnizon me ujë zonat e Tiranës së Re dhe Qytetit Studenti. Edhe kësaj here, drejtori Dollapi tha se do të ngrihen padi ndaj të gjithë atyre që kanë bërë ndërhyrje të pa ligjshme në rrjet.

Duke shkuar në këtë linjë, atëherë i bië që një popull i tërë në rrethinat e Tiranës të shkojë në burg, ose e pakta në procese gjyqosore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›