Përcillet nëbanesën e fundit9-vjecari Erikson Peraj
TIRANE- Ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak fëmija 9-vjecar Erikson Peraj, duke e cuar kështu në 15 numrin e vikimave të aksidentit tragjik në Gjegjan të Pukës. Ndërsa në Rrëshen pranë familjes ka nisur që prej mëngjesit herët ceremonia mortore, kohë kur dhe ka mbërritur trupi i pajetë i 9-vjecarit në banesën e familjes.
Rreth ores 17.00 të ditës së sotme familja e përcolli fëmijën drejt banesës së fundit. Ndërsa mbetet për tu theksuar se 9 vjecari nga fshati Mesul i Pukës ndërroi jetë në spital, pas 9 ditësh në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve vogëlushi kishte pësuar dëmtime të rënda në mushkëri dhe që prej 17 korrikut, ditës kur ndodhi aksidenti u mbajt i shtruar në repartin e reanimacionit.
Lajmi u konfirmua për Neës 24 mbrëmjen e djeshme nga drejtori i spitalit Ushtrak Bedri Mihaj i cili tha se fëmija kishte pësuar hemoragji në mushkëri. Vdekja e Erikson Perajt ka shkaktuar tragjedi të vërtetë në familjen Peraj e cila humbi në aksident edhe djalin 16 vjecar, Gjovalinin, ndërkohë ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe nëna e dy viktimave, 38-vjecarja Flora Peraj.
(m.a/News24/BalkanWeb)