E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

15 viktima nga sulmi me raketa, Zelensky: Moska po shënjestron qëllimisht civilët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po shënjestron qëllimisht civilët gjatë luftës. The Guardian raporton se Zelensky iu referua sulmit raketor rus në Chasiv Yar në Ukrainën Lindore që vrau 15 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Presidenti deklaroi se po vijon operacioni për gjetjen e qytetarqve të ‘mbetur’ nën rrënoja.

“Kushdo që jep urdhër për goditje të tilla, kushdo që i kryen ato në qytete të zakonshme, në zona të banuara, vret absolutisht me dashje. Pas goditjeve të tilla, ata nuk do të mund të thonë se nuk dinin ose nuk kuptonin diçka. Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht për të gjithë. E njëjta gjë si për nazistët. Dhe le të mos presin që shteti i tyre t’i mbrojë. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike”, tha Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›