E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U vra gjatë fushatës elektorale, partia e ish-kryeministrit japonez, fitore historike në zgjedhje

Vala emocionale e vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe ka bërë që partia e tij Konservatore të ketë një rezultat historik zgjedhor. Konservatorët kanë marrë një shumicë solide dhe kështu do të jenë në gjendje, ndoshta, të realizojnë objektivin e Abe: të modifikojnë kushtetutën pacifiste të Japonisë për herë të parë që nga shpallja e saj në 1947. Prandaj Japonia mund të bëhet me një ushtri shumë më të fuqishme.

Partitë në pushtet kanë dy të tretat e kuvendit. Nën drejtimin e kryeministrit Fumio Kishida, Partia Konservatore Liberale Demokratike (Jiminto), së bashku me aleatin e saj Komeito, rrëmbeu një shumicë solide në zgjedhjet për rinovimin e pjesshëm të Dhomës së Lartë.

Vrasja e Shinzo Abe tronditi të gjithë Japoninë, një vend me shkallë shumë të ulët krimi. Dy aleatët e qeverisë tani mund të llogarisin në dy të tretat e asamblesë që nevojiten për të ndryshuar Kartën Themelore, falë edhe mbështetjes së Partisë së Inovacionit të Japonisë dhe Partisë Demokratike Popullore, të dyja forca opozitare: numri aktual është mbi 170 nga gjithsej 248 vende./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›