15 vjet i kyçur brenda një ambasade
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka thënë se ai mund të qëndrojë brenda ambasadës së Ekuadorit për më shumë se një vit. Por edhe kjo periudhë kohe do e linte atë shumë prapa rekordit botëror. Sipas BBC, një kardinal hungarez ka qëndruar 15 vite në ambasadën amerikane në Budapest.
Kjo dramë e Luftës së Ftohtë nisi më 4 nëntor të vitit 1956. Revolta antikomuniste po zhvillohej, ndërkohë që kreu i Kishës Katolike në Hungari, kardinali Jozsef Mindszenty kishte mësuar se po mbërrinin trupat sovjetike në qytet. Ai kishte dy zgjidhje, të arratisej, ose të arrestohej. I burgosur nga autoritetet pro-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte bërë një kritik i famshëm ndaj qeverisë komuniste.
Ai vendosi të arratisej. Jo shumë larg, pikërisht tek legata amerikane.
Në kohën që ai mbërriti aty, një mesazh i koduar mbërriti nga Uashingtoni: Nëse vjen kardinali, jepni strehim.
Por sovjetikët kërcënonin përmes radios së do të sulmonin legatën dhe do arrestonin kardinalin. Amerikanët u përgatitën për sulm. Megjithatë sovjetikët nuk tentuan. Pasi gjërat u çtensionuan, kardinalit iu dha zyra e shefit të misionit. Për 14 vite ai e kreu këtë detyrë, derisa erdhi zëvendësuesi. Gjatë kësaj kohe ai kishte mësuar mirë anglisht.
Edhe largimi i kardinalit nga ambasada kishte qenë një problem. Gjithçka u bë në mënyrë sekrete. Ai u largua për në Romë.
Aty shkroi kujtimet e tij. Vdiq në mërgim në Vjenë, në moshën 83 vjeçare, në vitin 1975. Brenda ambasadës ka akoma një pllakat që përkujton mikun e veçantë.