Këto po që janë pemë dhe këta janë vërtet druvarë (FOTO)
Disa thonë se këto në foto janë si pemët në planetin Pandora në filmin Avatar.
Kjo seri fotosh është publikuar nga libraria e universitetit Humboldt në kontenë me të njëjtin emër në Kaliforni, SHBA.
Ato tregojnë sesa gjigande ishin pemët që priteshin nga këta druvarë. Fotot janë realizuar nga suedezi A.W.Ericsson, që ka shkrepur foto spektakolare në Kaliforni nga viti 1880 deri në vitin 1920.
Mund të duket si një masakër kjo ndaj pyjeve në veri të Kalifornisë, që përbëjnë njëzet përqind të totalit të pyjeve në të gjithë shtetin.









