E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

15 vjet nga Gërdeci/ SPAK nis hetimet, GJKKO ende pa vendim nëse do kalojë Mediun për gjykim

Kjo e mërkurë shënon 15-vjetorin e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, aty ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur.

28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu ndërsa Struktura e Posaçme Anti Korrupsion vijon hetimet, ku gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ende nuk ka marrë vendim, nëse dosja për ish-ministri e Mbrojtjes, Fatmir Mediu do të kalojë për gjykim.

SPAK ka hapur çështjen dhe ka nisur hetimet për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”, ku më 23 mars është caktuar seanca për Mediun.

SPAK ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia, mes të cilëve: Iish-ministri i Drejëtsisë, Aldo Bumçi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Mediu është i vetmi i pandehur për këtë dosje, ku akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ nga Prokuroria e Posaçme ndërsa deklaroi, se SPAK nuk kishte asnjë provë shtesë dhe se akuzë është e motivuar politikisht.

Por familjarët e viktimave kanë ende shpresën se drejtësia e re do të çojë pas hekurave përgjegjësit e kësaj tragjedie, e cila ndodhi më 15 mars 2008, ku u regjistruan 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›