150 euro per nje ore seks pranga minorenes

Nje prej tyre minorene. Dy tutoret merrnin nga klientet e huaj 150 euro per nje ore seks
TIRAN- Arrestohen dy tutore 23- vjecare qe per mbi gjashte muaj administronin dy vajza nga Tirana qe ushtronin prostitucion. Behet fjale per prostitucion te shtrenjte dhe vajza qe ne pamje te pare nuk te japin asnje pershtypje te nje prostitute rruge. Ato ofroheshin me shuma qe shkonin deri ne 150 euro ora.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Drejtorise se Policise ne Tirane te cilet sqaruan se mbremjen e te premtes u finalizua operacioni i arrestimit te dy te rinjve i koduar me emrin Liqeni.
Sipas ketyre burimeve mesohet se prangat i jane vene dy tutoreve 23- vjecare Elis Tafa e Emilano Rrapushi si dhe dy vajzave me inicialet Z.M. 21 vjece dhe F.C. 17 vjece. Arrestimi ndodhi ne nje motel qe ndodhej ne autostraden Tirane-Durres vetem pak minuta pasi dy vajzat ishin ngjitur ne dhome me dy klientet e radhes. Keta te fundit kishin paguar tek tutoret nga 150 euro secili per te kryer marredhenie seksuale vetem per nje ore me vajzat.
Sipas policise klientet me te shpeshte te dy vajzave ishin shtetasit e huaj rezidente ne Shqiperi dhe shtetasit kosovare qe kalonin fundjaven ne Tirane. Sipas policise dy vajzat ushtronim me deshiren e tyre prostitucion por dy te rinjte kryenin punen e tutoreve dhe pervetesonin pjesen me te madhe te ketyre pagesave nje oreshe.
Mesohet se klientet i kontaktonin te arrestuarit me ane te telefonit numri jepej nga taksiste ose ndermjetes te tjere duke lene vendin e takimit. Pasi merrnin nje pjese te parave parapagim dy te rinjte i dergonin vajzat ne motelin ku klienti deshironte dhe me pas i prisnin ne ndonje lokal aty afer.
Dyshohet se kater te rinjte e kryenin kete veprim per me shume se nje vit. Ne momentin e arrestimit tutoreve i jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale shuma prej 300 eurosh shume kjo e cila sapo ishte fituar nga pazari i fundit qe kishin 23- vjecaret duke i shitur per nje ore dy vajzat.
Seksioni Kunder Trafiqeve prane Policise se Kryeqytetit pritet qe gjate paradites se sotme tia kalojne materialet hetimore Prokurorise se kryeqytetit per te ngritur akuzen e Shfrytezimit per prostitucion per dy 23- vjecaret Tafa dhe Rrapushi dhe akuzen e Ushtrimit te prostitucionit per dy vajzat minorenen 17- vjecare F.C. dhe 21 vjecaren Z.M.