E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarresi Kuqi kerkon ti lirohen pasurite e sekuestruara

TIRAN- Shtetasi Mariglen Kuqi dhe pjesetaret e ngushte te familjes se tij i jane drejtuar Gjykates se Larte duke kerkuar zhbllokimin e pasurive te sekuestruara mbi bazen e ligjit Antimafia. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit me te larte te gjyqesorit ne vend te cilet saktesuan se dosja me nr.00973/10 pritet te shqyrtohet nga Kolegji Penal i kesaj gjykate.


Sipas rekursit te dorezuar nga mbrojtja ligjore e familjes Kuqi kerkohet lirimi nga sekuestrimi i dy apartamenteve me vlere rreth 208 mije euro dhe nje llogari bankare me vlere rreth 301 mije leke te reja. Keto pasuri sipas vendimit te sekuestrimit figurojne te regjistruara ne emer te babait te te dyshuarit per akuzen e pengmarrjes ne shtetin Grek dhe bashkeshortes se tij.


Sipas rekursit keto dy apartamente dhe llogaria bankare jane siguruar nga te ardhurat e emigracionit ku pjesetaret e familjes Kuqi prej vitesh jetojne dhe punojne ne shtetin helen.


Nderkohe nga ana tjeter me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda dhe bazuar ne ligjin Antimafia togat e zeza te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe ajo e Apelit pak dite me pare ka vendosur sekuestrimin e kesaj pasurie pasi dyshohet se eshte blere nga te ardhurat e siguruara nga pengmarrja e nje 74- vjecare greke nga i dyshuari Kuqi dhe bashkepunetoret e tij.


Sipas vendimit te sekuestrimit i pandehuri Kuqi ne bashkepunim me shtetasin Oltion Sadikaj i arrestuar ne Greqi dhe gjashte persona te tjere me date 19 qershor 2009 kane rrembyer ne hyrje te baneses se saj ne Palio Faliro Krono 1921 74- vjecaren Evanthia Frankogjeorgjiu.


Pas rrembimit autoret i kerkuan mikut te saj 76- vjecarit Ari - Anastasi Theodhoridhiu shumen prej 1.8 milione euro per lirimin e saj. Shume kjo e cila me date 26 qershor 2009 eshte paguar nga 76-vjecari kohe kjo kur edhe eshte liruar mikesha e tij 74-vjecare. Te nesermen e lirimit te pengut i pandehuri Kuqi ka hyre ne territorin shqiptar e konfirmuar kjo nepermjet sistemit TIMS ne kufi.


Pas hyrjes ne territorin shqiptar i te shpallurit ne kerkim nga autoritete greke ka derdhur nje shume prej 301 mije leke te reja ne nje llogari bankare e cila tashme eshte sekuestruar.


Me pas babai i Kuqit me date 6 korrik 2009 ka blere nje apartament ne Golem te Kavajes me siperfaqe 108.9 metra katror me vlere rreth 70 mije euro.


Pas blerjes se ketij apartamenti ka qene bashkeshortja e te kerkuarit me inicialet B.Kuqi qe me 28 tetor 2009 ka blere nje apartament ne Tirane me siperfaqe 106 meter katror me vlere 138 mije euro. Te gjitha keto para jane derdhur kesh ne llogarite e firmave ndertuese te dy apartamenteve qe tashme jane sekuestruar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›