Mbetja eshte ...hamendje supozime

Thomas Edisoni thoshte Ne as kemi filluar te kuptojme nje per qind nga nentedhjete e nente per qind e gjerave. Edhe sot vetem pak njerez e kane kuptuar kete te vertete. Shumica nga ne mendojne se dine shume gjera dhe per ta nuk ka me mistere. Kur isha student ne fakultet te Mjekesise mendoja se dija cdo gje ne mjekesi se per mua nuk kishte me kufij.
Te gjitha semundjet ishin zbuluar te gjitha mjekimet dhe vaksinat po ashtu. Aq i bindur isha per kete sa ndjeja keqardhje qe erdha i vonuar ne kete bote. Kisha humbur rastin te isha nje Paster nje Salk qofte dhe nje Bilrot Nje dite ne nje seminar te Neurologjise profesori solli per demonstrim tre te semure. Salla ishte mbushur plot me studente dhe mjeke te rinj.
Profesori me nje precesion neuroanatomik brilant na tregoi se njeri prej te semureve vuante nga nje demtim ne trurin e vogel i dyti vuante nga nje lezion ne pjesen e siperme te palces se kurrizit dhe i treti me nje demtim ne sektoret e poshtem te palces.
Leksioni ishte shume mbreselenes. Kur mbaroi leksioni dhe demonstrimi njeri nga studentet ngriti doren dhe beri kete pyetje
Pse kane ndodhur keto demtime ne tru Profesori mori fryme thelle fryu gjoksin dhe tha Ky pacient vuan nga nueropathia idiopatike. Shume nga ne nuk e kuptuam termin idiopatike. Pas leksionit une nxitova ne dhomen time dhe hapa librin per te gjetur cdo te thote idiopatike.
Mesova se idiopatike do te thote me shkak te panjohur. Pra neuropati idiopatike do te thote semundje e sistemit nervor me shkak te panjohur asgje me shume se kaq. Me vone gradualisht ne kuptuam se ka akoma gjera te tjera idiopatike.
Ka semundje nervore te rralla idiopatike ka anemi hemolitike idiopatike... ka idiopatike ketu e idiopatike atje. shte e vertete mendonim ne ne ato vite qe ka gjera ideopatike por gjerat e medha ishin te ditura.
jate viteve te fakultetit une dhe shoket e mi kemi bere jo rrallehere pyetje dhe profesoret gjithmone na jane pergjigjur plot kompetence. Une kurre nuk degjova nje profesor ne fakultet ashtu sic nuk degjova as ndonje mjek gjate ketyre pesedhjete vjeteve qe te thote Une nuk e di kete gje. Shume gjera nuk arrija ti kuptoja.
Per kete fajesoja veten time dhe per mua behej gjithnje e me e qarte se me kete trurin tim te vogel kurre nuk do te beja dot nje zbulim mjekesor. Jeta me vone e provoi kete.
Ne mos te gjithe shumica e shokeve bene te tilla zbulime shkruan disertacione dhe u mbushen me tituj ndersa une nuk bera gje. Keto disertacione qe askujt nuk i vlejten ruset nga te cilet i kopjuam i quanin mjete per te marre ca para me shume .
Pas fakultetit vitet e shumta qe punova ne province me ndihmuan te beja nje zbulim te madh mjekesor. Zbulova se nuk dija asgje per mjekesine. E dini si e bera kete zbulim Jo nuk mund ta dini une do tua tregoj tani. Une nuk e pyeta me veten fare di une Kesaj pyetjeje une i pergjigjesha lehte Une i di te gjitha. Atehere fillova ta pyes veten fare nuk di une.
Dhe...menjehere te gjitha ato kufizime qe une mendoja se i kisha kapercyer me dolen perseri perpara. Kuptova se jetojme ne nje bote me shume kufizime.
Po u kujtoj nje ndodhi tjeter nga ato vite. Profesori i semundjeve infektive shpjegonte per meningjitin meningocoksik. Kjo ishte nje semundje e rralle por e njohur mire.
Kjo semundje tha profesori prek nje ne cdo pesedhjetemije njerez ne sezonin e dimrit. Te gjithe doktoret po ti pyesesh e dine se cfare e shkakton kete semundje.
Sigurisht meningokoku. Kjo pergjigje duket korrekte. Ne autopsine e atyre qe vdesin nga kjo semundje e rrezikshme prej saj vdesin pesedhjete per qind e te semureve ndersa njezet e pese per qind te tjere mbeten te gjymtuar kur hapet kafka cipat qe mbeshtjellin trurin jane te mbuluara me qelb.
Po qe se e shohim kete qelb ne mikroskop do te shikojme zilliona mikroorganizma te vogla qe notojne. Keto jane meningokoket.
Deri ketu cdo gje eshte ne rregull. Por edhe ketu ka nje problem. Po tu bejme kultura nga fyti banoreve te nje zone ose nje qyteti do te gjejme se tetedhjete e pese per qind e tyre kane ne fyt meningokoke dhe keta njerez nuk semuren prej meningjitit.
Si shpjegohet atehere qe ky bakter i cili ndodhet ne 49.999 njerez pa asnje rrezik vetem tek nje i ri shkon ne trurin e tij qe me pare ka qene i shendoshe dhe shkakton infeksionin fatal Pergjigja eshte Ne nuk e dime kete.
Po sjell edhe nje shembull nga onkologjia. Te gjithe e dine se duhani shkakton kancerin e mushkerive. Ka njerez qe nuk e kane afruar tek buzet duhanin dhe jane semure me kancer te mushkerive dhe kane vdekur prej tij.
Ndersa ka njerez te tjere qe kane tymosur gjithe jeten e tyre deri mbi nentedhjete vjec dhe nuk jane semure me kancer te mushkerive. Pra a nuk ka dicka tjeter vec duhanit qe shkakton kancerin e mushkerive fare eshte kjo dicka tjeter Pergjigja eshte perseri Ne nuk e dime kete.
Po te rreshtojme te tilla fakte lista eshte pa mbarim. Dhe... kjo nuk ndodh vetem ne mjekesi dhe as vetem ne Shqiperi. Historia qe do tu tregoj me poshte ka ndodhur ne Universitetin e Harvardit ne Boston. Ajo ka ndodhur kur ne ishim akoma studente ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane.
Mengjes shtatori i vitit 1958. Studentet e vitit te pare ne Harvard Medical School ishin mbledhur ne klasen D per te degjuar adresimin e mireseardhjes nga Dekani i universitetit Courtney Holmes.
Zoterinj filloi ai ju te gjithe keni filluar nje lundrim te gjate ne territore te panjohura. Ne keto territore qe akoma nuk jane hedhur ne harte ju do te filloni eksplorimin tuaj individual te vuajtjes dhe semundjes.
Dikush nga ju qe eshte ulur ne kete dhome mund te gjeje nje kure per leucemine per diabetin per lupusin erythematos per nje karcinome vdekjeprurese mundet edhe per ftohjen.
U degjuan te qeshura ne salle.
Pastaj Dekani e uli koken e argjendte sikur donte tu tregonte studenteve se ai eshte thellesisht i mendueshem. Studentet tani te shtangur dicka prisnin. Me ne fund ai e ngriti koken dhe filloi te flase perseri me ze me te bute nje oktave me poshte
Lejomeni te konkludoj duke zbuluar nje sekret qe eshte aq poshterues per mua qe e them sa dhe per ju qe e degjoni.
Ai u kthye dhe shkroi dicka ne derrasen e zeze prapa tij
Vetem dy numra numrin 26
Hutimi mbushi sallen.
Holmes priti te vendosej qetesia mori fryme dhe u drejtua nga auditori
Zoterinj une ju them ta gdhendni kete numer ne memorien tuaj. Ka me mijera semundje ne kete bote por Shkenca Mjekesore ka vetem nje kurim empirik per njezet e gjashte prej tyre. Mbetja eshte ...hamendje supozime.
Kjo ishte e gjitha. Me levizje ushtaraku dhe me hijeshi atleti ai kerceu nga podiumi dhe dolli jashte nga dhoma. Turma ishte shume e hutuar per te duartrokitur. Mjekesia eshte shkence por eshte edhe art ndaj ka vend ku te levize. Shkencat ekzakte si fizika e te tjera qe jane te mberthyer nga ligjet e kane me te veshtire.