E Diel, 1 Nëntor 2026

150 mijë kosovarëve, kurrë nuk u është thënë “puna e mbarë”

Në Kosovë janë diku rreth 150 mijë qytetarë që kurrë nuk kanë qenë të punësuar. Kështu flasin të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shumica e personave që nuk kanë punuar më parë janë meshkujt të moshës nën 35 vjeç.

Pjesa më e madhe e tyre që nuk kanë marrë rrogë asnjëherë janë me shkollë të mesme të lartë.

Nuk mungojnë as personat me shkollim parauniversitar dhe me doktoraturë që nuk kanë punuar kurrë më parë, shkruan “Koha Ditore”.

Ndër këta persona është edhe Ardian. H. “Gjersa kam kryer shkollimin më ka mbajt baba e s’kam pas nevojë për punë. Tash u bë një vit që nuk po arrij të gjej punë, edhe pse kam përfunduar shkollimin master”, thotë ai.

Ekspertët e ekonomisë thonë se ky grup i të papunëve që nuk kanë punuar kurrë janë shtresë e të papunëve të dëshpëruar që as që kërkojnë punë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›