Qeveria serbe shqyrton sot platformën për Kosovën

Një seancë e përbashkët e qeverisë dhe e presidentit të Serbisë mbi platformën për Kosovën zhvillohet sot në Beograd.
Në takim, siç transmetojnë mediat serbe, pritet që të miratohen parimet kryesore të platformës për Kosovën, të cilat Qeveria e Serbisë si propozim rezolutë, do t’ia dërgojë Kuvendit të Serbisë për miratim.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq një ditë më parë është shprehur se në këtë seancë duhet të miratohet platforma, dhe ka thënë se ndaj dokumentit nuk duhet të ketë "skepticizëm, mosbesim e vetë censurë”, transmeton Rel.
Sipas raporteve, më 11 janar pritet të mbahet një seancë e Kuvendit, ku do të shqyrtohej rezoluta për Kosovën.
Platforma për Kosovën është hartuar për te qene baze e bisedimeve me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Brukseli zyrtar./Indeksonline/