E Shtunë, 31 Tetor 2026

150 vjet të Gustav Klimt

Adhuruesit e artit figurativ do të kenë mjaft kohë që në Vjenë të vizitojnë promovimin unik të gjigantit austriak dhe botëror të artit, Gustav Klimt. Ekspozita me veprat e tij u hap të enjten dhe do të zgjas deri më 6 janar 2013.

"Kryeveprat në Fokus: 150 Vjet të Gustav Klimt” quhet ekspozita jubilare e piktorit të famshëm austriak, Gustav Klimt (1862-1918), e cila me rastin e shënimit të 150-vjetorit të lindjes së artistit u hap të enjten, në muzeun vjenez Belvedere.

Adhuruesit e artit figurativ do të kenë mundësi të shijojnë një promovim unik të artistit gjigant, deri më 6 janar 2013.

Përveç veprave të njohura botërisht të Klimt, si “Puthja” dhe “Judita”, në ekspozitë do të prezantohen edhe dy akvizicione të reja, pikturat "Luledielli” dhe “Familja”, të cilat në muajin mars të këtij viti u transferuan në Muzeun Belvedere nga koleksioni i koleksionistit Peter Parzer. Si rrjedhojë, koleksioni i Belvedere tani numëron 24 vepra të Klimt.

Me 24 vepra të Klimt në posedim Muzeu Belvedere mund të lavdërohet se posedon numrin më të madh të veprave të tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›